Flash News

KRYESORE

Në gjysmën e shkollave në Tiranë vijon mësimi me dy turne

Në gjysmën e shkollave në Tiranë vijon mësimi me dy

Në më shumë se gjysmën e shkollave nëntë vjeçare në Tiranë mësimi vijon të zhvillohet me dy turne. Ky fakt që fshihet nga kryebashkiaku Erion Veliaj është konfirmuar për ‘Tema Tv’ nga drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Tiranë, Arjola Byzyka.

“Në 67 shkolla të 9-vjeçares në Tiranë, pothuajse 60 prej tyre kanë qenë me dy turne. Tashmë jemi në 50% të tyre”, ka deklaruar Byzyka.

Sa i përket shkollave të mesme, aty situata paraqitet më e mirë pasi nga 14 gjimnaze vetëm dy prej tyre zhvillojnë mësim me dy turne.

Të fundit