Flash News

KRYESORE

Në kulmin e krizës, Rama dhe Meta shfaqen krah njëri-tjetrit në Prishtinë, mimika e tyre për të mos u humbur

Në kulmin e krizës, Rama dhe Meta shfaqen krah njëri-tjetrit

Në kulmin e krizës politike në Shqipëri, ku tensionet janë shtuar tashmë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama edhe përmes retorikave në distancë, dy liderët sot janë shfaqur krah njëri-tjetrit.

Ata janë ftuar të marrin pjesë në ceremoninë e zhvilluar sot në Prishtinë në kuadër të 20-vjetorit të hyrjes së Kosovës në NATO.

Siç duket edhe nga foto, ata janë ulur në karriget e para të aktivitetit, me personalitete të shquara pjesëmarrëse si ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark e të tjera personalitete nga vendi dhe bota.

Ajo që ra në sy është mimika e secilit prej tyre. Ndërsa mes Metës dhe Ramës është ulur Kadri Veseli, kreu i kuvendit në Kosovë, Rama shfaqet me syze dielli dhe një qëndrim duarkryq, ndërsa Meta më i lirshëm por indiferent.

Kujtojmë se tensioni mes kryeministrit dhe presidentit shqiptar nisi që kur Meta zhdekretoi datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërsa mazhoranca e cilëson atë si vendim ‘nul’, si dhe nesër në Parlament ka kërkuar të diskutojë një mocion me debat për shkarkimin e presidentit.

Të fundit