
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
"Në Shqipëri, në vend që transparencën e diktaturës ta kërkojnë ish-komunistët, e bëjnë të persekutuarit"

Zëri i Amerikës: Luljeta, sapo ndoqëm kronikën e kolegut tonë në Tiranë lidhur me aktivitetin e organizuar për të kujtuar të persekutuarit e periudhës së komunizmit. A mendoni që shoqëria shqiptare në gjithë këto vite ka treguar vëmendjen e duhur ndaj viktimave të komunizmit?
Luljeta Lleshanaku: Gjatë pesë viteve të fundit ka një lloj rikthimi të fuqishëm te çështja e transparencës së të shkuarës komuniste në Shqipëri dhe kjo për disa arsye. E para është faktori ndërkombëtar, vëmendja që i kushtojnë organizatat ndërkombëtare transparencës së epokës së komunizmit; çuditërisht ka qenë e fortë gjatë 5 viteve të fundit. E dyta, është krijimi i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit ku punoj edhe unë. E treta, që është dhe institucioni tjetër që ka objektin, ose të drejtën legjitime të merret me këtë punë, është dhe krijimi i Institucionit të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve; pra, aprovimi i ligjit për hapjen e dosjeve, i cili për fat të keq, ishte një moment kyç, që u bë vonë dhe duhet të ishte bërë së bashku me lustracionin. Vërtet u aprovua si një ligj vetëm për hapjen e dosjeve, edhe ai prapë në vetvete nuk është krejt i plotë sepse një pjesë e informacionit mbahet konfidencial. Kështuqë, le të themi që kemi një rikthim të çështjes së komunizmit në Shqipëri. Por, se me çfarë ritmi dhe se sa vonë jemi, këtë e kuptojnë më mirë ata që merren me këtë punë. Unë merrem me këtë punë në Shqipëri dhe e di se sa të vonuar jemi. Në një histori e cila nuk ka dokumentacion zyrtar që ta mbështesë ose ai që është, është tepër i pamjaftueshëm, atëherë e vetmja mënyrë është marrja e dëshmive. Por nga momenti në moment, çdo minutë, madje dhe në këtë moment që po flasim, ne po humbasim dëshmitarët e asaj epoke. Pra është një proces, i cili filloi shumë vonë për fat të keq dhe tani që po flasim, jo-bindshëm; pra është një institucion i vogël që merret me këtë punë dhe jo i plotë. Megjithatë, le të themi që u zhbllokua një situatë.
Zëri i Amerikës: Pra, ju thoni që ka një lloj përparimi në këtë aspekt. Megjithatë, sipas jush, përse vazhdojnë të shfaqen skena të tilla, si ato që u shfaqën më 5 maj ku nostalgjikë të regjimit, duke u shfaqur publikisht me simbolet e komunizmit, në fakt ofendojnë memorjen e shqiptarëve. Përse ndodhin këto skena?
Luljeta Lleshanaku: Ne pretendojmë të jemi së shpejti një vend anëtar i BE-së; mirëpo dy nga rezolutat më të fuqishme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e para e vitit 1996, që ishte për çrrënjosjen e trashëgimisë komuniste dhe e dyta për ndëshkimin e krimeve të komunizmit, asnjëra prej të dyja rezolutave nuk u zbatua. Është një hap shumë i rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe integrimin në BE. Mirëpo nostalgjikë të komunizmit dhe të diktatorit Enver Hoxha ka dhe do të ketë gjatë gjithë kohës. Ajo që në një farë mënyrë e zgjidh apo i jep drejtim çështjes, është një akt zyrtar që ai të njihet si diktator, periudha e komunizmit të njihet zyrtarisht si periudhë krimesh kundër njerëzimit dhe është shumë e rëndësishme të futet në zbatim ai ligj i cili zbatohet në pesë nga vendet anëtare të BE-së, ish-shtete komuniste, ku penalizohet mohimi i krimeve të komunizmit. Natyrisht këtu futet edhe adhurimi i figurës së Enver Hoxhës, përdorimi i imazhit të tij. Duhet thjesht një ligj, kjo rregullohet me një akt zyrtar për të cilin ne jemi të vonuar.
Zëri i Amerikës: Në se në Shqipëri do të kishte ndodhur një proces ku persona të cilët patën qenë instrumente të verbëra të regjimit e që patën bërë krime të viheshin para drejtësisë, apo të gjykimit të shoqërisë, pra të ishte bërë një lloj pastrimi shpirtëror, a do të kishte ndihmuar kjo që të shëroheshin plagët e shkaktuara nga regjimi?
Luljeta Lleshanaku: Ky lloj katarsisi do të ishte e vetmja zgjidhje e saktë, e plotë dhe e pastër dhe duhej bërë, sigurisht, në vitet e para pas ndryshimit të sistemit. Përgjigja ime nuk është origjinale, se ajo është thënë më parë, por desha të them se thjesht fillimisht ka munguar vullneti politik e para, dhe e dyta, ai regjim që zgjati pothuajse 5 dekada, implikoi pjesën më të madhe të popullsisë, në mënyra të ndryshme. Kjo do të thotë se një pjesë ishin direkt persekutorë, ishin ekzekutorët dhe pjesa tjetër, nën presion, nën presion të fuqishëm, nën presion të dobët, u bënë pjesë e kësaj ndotjeje kolektive. Por një gjë më duket shumë interesante. Në vend që ata që ta kërkojnë transparencën e krimeve të komunizimit, të jenë vetë ish komunistët, sepse është një mënyrë për t’u distancuar nga një njollë e tillë; do të thotë “vërtetë ai qe një regjim komunist, vërtet unë qesh komunist, por ama nuk kam të bëj”, është një lloj distancimi personal, individual nga ajo e shkuar dhe janë përkundrazi, të persekutuarit politikë që kërkojnë transparencën dhe tashmë deri diku edhe ato pak shoqata të cilat merren me këtë çështje.
Zëri i Amerikës: Luljeta, ju vetë jeni bijë e një familjeje të persekutuar nga komunizmi dhe keni përjetuar drejtpëdrejt persekutimin. Do të doja të përsëris një thënie kuptimplotë: Njerëzit duhet të falin, por nuk duhet të harrojnë….
Luljeta Lleshanaku: Unë nuk besoj shumë në institucionin e faljes. Unë të them të drejtën besoj shumë në institucionin e drejtësisë. Do të thotë, që të identifikohet krimi, është tjetër punë ndëshkimi, askush nuk kërkon ndëshkim; dhe lustracioni do ta kryente më së miri këtë funksion. Të idenetifikohet krimi. Komunizmi nuk është nocion abstrakt. Komunizmin e bënë njerëzit. Pra, secili duhet të mbante dozën e vet të përgjegjësisë. Ndëshkimi është tjetër gjë. Falja është tjetër gjë. Por ne nuk kemi arritur akoma të identifikojmë krimin e jo më atë vetëdije publike, atë vetëdije morale, që duket tepër romantike për kushtet, apo për përvojën time, ku të ketë edhe këtë përballje e të kërkuarit falje mbi përgjegjësinë e vet gjithësecili.
Zëri i Amerikës: Luljeta, desha të kaloj tek një temë tjetër. Ju ndodheni në Shtetet e Bashkuara për të promovuar librin tuaj më të fundit me poezi të përkthyer në anglisht nga Ani Gjika. Ç’mund të na thoni për këto promovime që keni patur?
Luljeta Lleshanaku: Ky është libri im i tretë që botohet në Shtetet e Bashkuara dhe i pesti në anglisht, sepse dy të tjerët janë botuar në Angli; sigurisht, unë jam në emocionet e fillimit, libri porsa ka dalë, ka vetëm dy javë. Jam në një turne leximesh: kisha dy lexime në Boston javën që shkoi; kam dy lexime në fund të kësaj jave në Nju Jork, në Librarinë McNeal në Bruklin dhe një tjetër në Shtëpinë e Poetëve në Manhaten. Është një situatë tepër interesante, sepse ti po i flet një audience krejt tjetër, dmth një lexuesi i cili di shumë pak, ose aspak për Shqipërinë dhe fare pak për Europën Lindore. Unë pretendoj që ky libër të sjellë diçka të re për ta, por njëkohësisht diçka shumë të njohur për ta, që të jetë universale. Tashti se sa është ruajtur kjo balancë, nuk kam nga ta di, pres se cili do të jetë reagimi; deri tani juam relativisht e kënaqur, është dy javë që ka dalë, Shoqata Amerikane e Poetëve e futi në listën e librave të rekomanduar, revista World Literature Today dhe linqe të tjera… le të shohim. Unë shpresoj që po përjetoj atë emocionin e përballjes me audiencat, ku libri sapo ka rënë në dorë.
Zëri i Amerikës: Luljeta të falenderoj për bisedën dhe të uroj sukses.
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

