Flash News

KRYESORE

Negociatori i BREXIT me koronavirus: Jam mirë, do t`ia dalim së bashku

Negociatori i BREXIT me koronavirus: Jam mirë, do t`ia dalim së bashku

Ndërmjetësi mes BE dhe Anglisë për Brexit, Michel Barnier është infektuar me koronavirus. Lajmin e dha vetë Barnier në një mesazh në Twitter.

“Dua t`ju informoj se kam rezultuar pozitv me COVID-19. Jam mirë, morali ëshë i lartë. Unë natyrisht ndjek të gjitha udhëzimet, ashtu si ekipi im. Mesazhi im është për të gjithë ata që janë prekur ose aktualisht janë të izoluar: Ne do t`ia dalim së bashku”, shkruan Barnier.

Barnier është një nga shumë zyrtarët e lartë në botë, që është prekur nga koronavirusi. Mediat kanë raportuar se dhe Presidenti Brazilit gjithashtu është i prekur.

Nuk kanë munguar as rastet nga bota e kulturës dhe sportit, që gjithashtu janë prekur nga virusi i rrezikshëm. Ndërkohë shumë zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë kanë kryer testet për koronavirus.

https://twitter.com/MichelBarnier/status/1240582899558121472?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euronews.com%2F2020%2F03%2F19%2Fcoronavirus-latest-european-central-bank-launches-750-billion-pandemic-emergency-plan

Të fundit