Flash News

KRYESORE

Nën trysninë e pushtetit absolut, Rama këshillohet me gjyshen e tij

Nën trysninë e pushtetit absolut, Rama këshillohet me gjyshen e

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ironizon reagimet e opozitës të cilët në deklaratat e tyre kanë thënë se shqiptarët e refuzuan regjimin e korruptuar duke mos marrë pjesë në zgjedhje.

Kreu i qeverisë, që duket se është nën trysninë e pushtetit absolute, ka publikuar një shprehje të gjyshës së tij, e cila sipas Ramës, ka thënë se “po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë”

“Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë. Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij”, shkruan Rama në ‘Twitter’.

Partia Socialiste pritet të fitojë të gjitha bashkitë e vendit, pas bojkotit që u bëri opozita votimeve të 30 qershorit për shkak të mungesës së besimit të Edi Rama.

Të fundit