Flash News

KRYESORE

Neritan Ceka i heq meritat PS: Hapja e pjesshme e negociatave, vendim gjeopolitik

Neritan Ceka i heq meritat PS: Hapja e pjesshme e negociatave, vendim

Politikani Neritan Ceka i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' ka folur për vendimin e hapjes ose jo në tetor të negociatave. Sipas Cekës, shteteve evropiane u intereson që Shqipëria të futet në Europë, pasi në të kundërt do shndërrohej në një vend problematik që do kërcënonte paqen në Europë.

“U bë si punë basti tani kjo puna e negociatave. Po ata që hoqën vizat kanë ndonjë meritë? Po në NATO kush na futi, se këto gjëra harrohen.

Mendoj që shtetet po bëjnë lojë sepse më mirë të ketë një Shqipëri që futet brenda sesa jashtë, të bëhet bazë e terrorizmit. Kjo kërcënon Europën. Ne jemi një vend problematik. Kosovarët shqiptarë janë por kanë rroga më të mira. Në Shqipëri ma hedhin mua që isha deputet e jo të tjerëve”-tha Ceka.

Të fundit