Flash News

KRYESORE

"Nëse do Barcelonën, kualifiko Holandën", kjo po që është kontrata e vitit!

"Nëse do Barcelonën, kualifiko Holandën", kjo po

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, është një njeri me fat. E kaluara e tij fantastike me Barcelonën (dhe jo vetëm), duke shtuar edhe arritjen në finalen e UEFA Nations League me kombëtaren e "Tulipanëve", ka bërë që ai të ketë një kontratë ëndrrash.

Sipas disa medieve të ndryshme sportive, trajneri 56-vjeçar me kualifikimin e Holandës në Europianin 2020 ka fituar automatikisht të drejtën e largimit. Kushti është vetëm 1: lejohet Barcelona dhe jo skuadra të tjera.

Federata Holandeze e Futbollit i ka vendosur një klauzolë të çuditshme teknikut. Kur nënshkroi në vitin 2018, Koeman firmosi një dokument, që e lejon të bëhet trajner i Barcelonës nëse kualifikon Holandën për në Europian.

Sigurisht, në fillim duhet oferta e katalanasve, por ku ka gjë, nuk është pa gjë. Ajo kontratë nuk është firmosur pa arsye në atë formë. Barcelona po e pret, sidomos tani që Valverde - trajneri aktual në hije dhe pa ide - nuk ka bindur askënd në "Camp Nou".

Të fundit