Flash News

KRYESORE

Nesër konferencë ndërkombëtare/ Cili është i ftuari special që Presidenti Meta priti në Tiranë

Presidenti Ilir Meta priti sot të emëruarin e posaçëm të Presidentit amerikan Donald Trump për fetë dhe lirinë e besimit në botë, Ambasadorin Sam Browback.

Takimin e pasqyroi edhe në adresën e tij në Facebook, ku ndau një foto me ambasadorin amerikan.

 

Browback ndodhet në vendin tonë për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Feja si instrument për paqen”, organizuar nga Presidenti Meta së bashku me Departamentit e Shtetit.

Konferenca do të mbahet nesër me pjesëmarrjen e disa krerë shtetesh dhe parlamentesh nga rajoni, drejtues të bashkësive fetare në vend dhe nga rajoni, teologë, studiues dhe mjaft personalitete, të cilët do të diskutojnë mbi këtë temë të rëndësishme të frymëzuar edhe shembulli unik i bashkëjetesës, harmonisë dhe tolerancës fetare në Shqipëri.

Cili është ambasadori Sam Browback/ Profil

Sam Browback u betua si Ambasador për Lirinë Fetare Ndërkombëtare më 1 shkurt 2018. Ai shërbeu si Guvernator i Kanzasit nga viti 2011 deri më 2018. Më parë ai shërbeu si Senator i Sh.B.A. (1996-2011) dhe si Përfaqësues i Sh.B.A. në Dhomën e Përfaqësuesve (1995-1996) për Kanzasin. Ndërsa ishte anëtar i Senatit, ai punoi në mënyrë aktive për çështjen e lirisë fetare në shumë vende dhe ishte një sponsor kryesor i Aktit Ndërkombëtar të Lirisë Fetare të vitit 1998. Ai gjithashtu shërbeu si Sekretar i Bujqësisë për Kanzasin (1986 - 1993) dhe ishte Bashkëpunëtor i Shtëpisë së Bardhë në Zyrën e Sh.B.A. Para shërbimit të tij publik, Ambasadori Sam Browback ishte një avokat privat në Kanzas dhe ligjëroi të Drejtën Bujqësore në Universitetin Shtetëror të Kanzasit, bashkëautor i dy librave mbi këtë temë. Ai fitoi një B.S. nga Uni- versiteti Shtetëror i Kanzasit dhe një J.D. nga Universiteti i Kanzasit.

 

Të fundit