Flash News

KRYESORE

New York-u 32 milionë dollarë për luftën kundër… minjve

New York-u 32 milionë dollarë për luftën kundër…

New York, qyteti më i madh dhe qendra ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka ndarë buxhet prej 32 milionë dollarësh për luftën kundër minjve.

Bashkia e New York-ut ka rritur synimin në luftën kundër minjve, numri i të cilëve në këtë qytet supozohet të jetë rreth dy milionë.

Kryesia e Bashkisë ka njoftuar se ka ndarë buxhet prej 32 milionë dollarësh për të reduktuar rreth 70 përqind të këtyre brejtësve, që njihen për dëmin në shëndetin e njeriut në këtë qytet.

"Nuk i pranojmë minjtë si pjesë normale e jetës në New York", ka thënë kryetari i bashkisë Bill de Blasio në një deklaratë, raporton ‘AA’.

Blasio ka theksuar se rajonë të synuara të kësaj lufte janë Chinatown, East Village dhe Lower East Side në Manhattan, Bushwick dhe Bedford-Stuyvesant në Brooklyn dhe Grand Cocourse në Bronx.

Në kuadër të luftës kundër minjve, qyteti planifikon të vendosë kompaktorë solarë për mbeturina dhe kuti të çelikut, për t'i zëvendësuar shportat e vjetra prej teli.

Në Grand Concourse të Bronxit në muajin shkurt ishte raportuar për një të vdekur nga "leptospiroza" e ngjitur në urinën e minjve.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Shëndetësisë e New York-ut ka njoftuar se që nga viti i ri kanë marrë mbi 10 mijë ankesa nga qytetarët lidhur me minjtë.

Ndërkohë, shefja e Departamentit të Sanitarisë së New York-ut, Kathryn Garcia, u është drejtuar njujorkezëve duke thënë se "Mënyra më e mirë për t'i zhdukur minjtë është që ata të privohen nga koshet e mbeturinave në shtëpi dhe ushqimet në koshet e mbeturinave në rrugë".

Të fundit