Flash News

KRYESORE

Nga Notre Dame te djegia e mandateve, ç’u diskutua mbrëmë mes tre senatorëve francezë dhe ish-deputetit të PD  

Nga Notre Dame te djegia e mandateve, ç’u diskutua mbrëmë

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka zhvilluar mbrëmë një diskutim të gjatë me tre senatorët e Francës që vizituan Shqipërinë së fundmi.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu tregon se mes tyre janë prekur një sërë temash nga djegia e mandateve nga opozita deri te tragjedia që preku zemrat e botës, djegia e katedrales ‘Notre Dame’ në Paris.

Postimi:

Takimi i mbremshem me tre Senatoret e Frances, qe vizitojne Shqiperine, te kryesuar nga Kryetari i grupit te miqesise se Senatit.

Ishte nje mundesi per te shkembyer mendime mbi krizen politike ne vend, shkaqet e saj, zgjidhjet, aresyet qe shtyne opoziten ne marjen e vendimit per dorrezimin e mandateve, e bazuar kjo mbi problemet e medha qe po kalon vendi, etj.

Biseduam gjithashtu per Rajonin tone, te ardhmen e tij e te Shqiperise ne Europe, sfidat, pengesat dhe mbeshtetjen qe Franca i jep duhet t’i jape ketij procesi jetik, si dhe zhvillimeve tona demokratike.

Pa dyshim une u shpreha dhe keqardhjen e thelle per zjarrin tragjik, qe goditi Nôtre-Dame, kete kryeqender te historise e kultures ne Europe.

Të fundit