Flash News

KRYESORE

Nga politikanë deri te artistë, zbulohet kasti VIP dhe formula e emisionit të Marina Vjollcës

Nga politikanë deri te artistë, zbulohet kasti VIP dhe formula e

Është folur kaq shumë, dhe dita ditës po zbulohen detaje rreth emisionit që do të moderojë Marina Vjollca në TV Klan.

Emisioni zyrtarisht do të nisë me 22 tetor. Burime për Blitz.al bëjnë me dije se emisioni do të na  shoqërojë për 11 javë rresht ku në çdo natë do të ketë një çift fitues. Çiftet do të jenë të përbëra nga një këngëtarë, profesionist dhe një personazh tjetër nga bota e politikës ose showbizit që nuk ka aspak lidhje me këngën.

Suksesi do të jetë nëse personat që do të vihen në çift do të arrijnë të këndojnë ‘live’ aq mirë sa të mos dallojë profesionisti nga amatori në këngë.

Të njëjtat burime theksojnë se do të ketë një juri prej 4 anëtarësh që do të nxjerrin dhe çiftin fitues të mbrëmjes, pra duetin më të mirë.

Ndërsa  emrat të cilët do të shohim të garojnë çdo javë me njëri tjetrin do të jenë: Erisa Xhixho, Ervin Bejleri, Jonida Vokshi, Jona Spahiu, Ylli Limani, Anxhela Peristeri, Big Mama, grupi Ofkestra.

Tashmë jemi në pritje të nisjes së emisionit, për të parë performancën dhe atmosferën që do të sjellin të përzgjedhurit, që të gjithë i njohim.

 

Të fundit