Flash News

KRYESORE

Ngërçi me SHBA/ Kim Jong Un mbërrin në Rusi me trenin e blinduar; nesër takimi i parë me Putin

Ngërçi me SHBA/ Kim Jong Un mbërrin në Rusi me trenin e

Lideri koreanoverior Kim Jong Un kaloi kufirin rus me trenin e tij te blinduar duke vizituar për herë të parë këtë vend. Udhëheqësi autoritar synon të sigurojë mbështetje nga presidenti rus Vladimir Putin.

Ai u prit në Khasan me lule dhe dhurata tradicionale si bukë e kripë.

Kim pritet ta pozicionojë veten si një lojtar serioz botëror, në takimin e parë më numrin një të Kremlinit, duke kërkuar në të njëjtën kohë suport nga një aleat kyç, për lehtësimin e presionit ekonomik që vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe sanksioneve ndërkombtare.

Diktatori koreanoverior do të takohet me Putin në portin rus të Vladivostokut ditën e enjte, ku në krye të agjendës pritet të jetë ngërçi në bisedimet me Shtetet e Bashkuara.

Të fundit