Flash News

KRYESORE

Ngërçi për KLSH-në, socialistët kërkojnë të zgjedhin kryetar ish-ministrin e Financave

Ngërçi për KLSH-në, socialistët kërkojnë

Mazhoranca socialiste ka rrëzuar dy kandidaturat e presidentit Ilir Meta për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri janë rrëzuar nga socialistët, ndërkohë që nga Presidenca nuk ka patur rezistencë apo reagime.

Në listën e kandidatëve duke se një prej tyre është i favorizuar dhe bëhet fjalë për deputetin e PS, Anastas Angjeli. Kolegu i tij, Ulsi Manja, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ligjeve, ka deklaruar në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv se, ish-ministri i Financave i përmbush të gjitha kriteret.

"Ne i qëndrojmë zbatimit të kushteve dhe kritereve që ka përcaktuar ligji. Nëse kandidatura do të plotësojë kushtet dhe ka cilësitë e duhura profesionale dhe morale, integritetin e duhur, pse jo maxhoranca është e hapur për këtë lloj luajaliteti mes presidentit dhe qeverisë. Z.Angjeli është doktor i fushave ekonomike. I plotëson të gjitha kriteret", ka deklaruar Manja.

Të fundit