Flash News

KRYESORE

Ngjela: Edi Rama nuk merr fonde sepse në vend ka korrupsion

Ngjela: Edi Rama nuk merr fonde sepse në vend ka korrupsion

Avokati Spartak Ngjela tha se shtetet e tjera hezitojnë që të ndihmojnë Shqipërinë me fonde, për shkak se në vend ka korrupsion.

Ai mendon se lejet e ndërtimit i futi kryeministri në vendin tonë, duke sjellë në këtë mënyrë mafien e ndërtimit.

“Lejet e ndërtimit. I pari që i ka futur është Rama. Kush është i interesuar të marrë me forcën e parasë lejet e ndërtimit, është mafia. Cila mafie, ajo e ndërtimit. Ka mafie ndërtimi. Si do luftohet mafia e ndërtimit? E di gjithë Shqipëria që ka pasur korrupsion. E di gjithë Perëndimi. Asnjë lekë nuk po i japin Ramës. Pse? Sepse ka korrupsion. Gjithë ky fluks i korruptuar, është fajtor.”, tha Ngjela në Ora News.

Të fundit