Flash News

KRYESORE

Nis seanca e KLP, shtohet edhe një pikë tjetër për diskutim

Nis seanca e KLP, shtohet edhe një pikë tjetër për diskutim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë që ka nisur paraditen e sotme ka miratuar me shumicë votash raportin “Mbi veprimtarinё e Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё pёr periudhёn dhjetor 2018-korrik 2019”.

Në rendin e ditës të KLP ditën e sotme është shtuar për diskutim edhe një pikë tjetër, ajo e zgjatjes së afatit të caktimit të përkohshëm për 3 prokurorë, përkatësisht:

-Violeta Shkurta (Prokurore në rrethin Fier),

-Arben Dyla (Prokuror në Lushnje) dhe

-Alma Bramo (Prokurore në Pukë), të cilëve ju mbaron mandatin aktual me 1 Tetor 2019.

Të fundit