Flash News

KRYESORE

Nis takimi i opozitës jashtëparlamentare me Metën, mungon Kryemadhi

Nis takimi i opozitës jashtëparlamentare me Metën, mungon

Ka nisur takimi i opozitës, PD dhe partive të tjera të vogla dhe presidentit të republikës me ftesë të këtoij të fundit.

Në ambientet e presidencës ka mbërritur në orën 09.00 kreu i PD, Lulzim Basha dhe krerët e partive të vogla, ndërsa bie në sy mungesa e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Mësohet se në vend të saj është përfaqësues Petrti Vasili, nënkryetari i LSI.

Në këtë takim, sipas letrës së Metës pritet të diskutohet ‘lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi’, si dhe krizës politike ku është përfshirë prej shkurtit kur opozita dogji mandatet dhe doli jashtë Parlamentit.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe Reforma Zgjedhore, si një nga kushtet e Bundestagut.

Ditën e sotme, Meta pritet të ketë edhe një tjetër takim me Këshillin e Ambasadorëve, me të cilët mendohet të diskutohet gjerësisht ngërçi institucional mes presidentit dhe Kuvendit, pasi sipas tij janë bërë shkelje për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit