Flash News

KRYESORE

“Një ditë do iki qederi se është ilaç Piperi”. Letra e nënë Vezikos për mjekët, pasi fitoi betejën me COVID-19

Një ditë më parë, një e moshuar 80-vjeçare nga Vlora, e quajtur Veziko, la ambientet e Spitalit Infektiv, pasi u shëruar nga koronavirusi. Nënë Veziko, siç e quajti Ministrja Manastirliu, fitoi betejën me vrusin, së bashku me disa familjarë të tjerë të saj, që gjithashtu u infektuan.

Ndërkohë, një ditë më pas, nënë Veziko u ka dërguar një letër falenderimi mjekëve dhe infermierëve të Spitalit Infektiv, ku u uron atyre shëndet dhe uratën e saj. Letrën e publikoi mjeku Pëllumb Pipero në rrjetet sociale.

Letra e nënë Vezikos!

Të dashur djem dhe vajza,

Ju falenderoj të gjithëve ju që punoni në spitale në këto ditë shumë të vështira. Ju falenderoj për kujdesin që keni treguar për mua dhe për të gjithë.

Paçi shëndet në çdo shtëpi, doktorë, infermierë, sanitarë e të gjithë ju që bëni këtë sakrificë kudo. Dalshi faqebardhë dhe nga pleqtë marrçi uratën.

Njerëz do iki qederi, se është ilaç i mirë Piperi, me shokë.

Faleminderit e shëndet

Veziko!

Të fundit