Flash News

KRYESORE

Një ditë pas ‘furtunës’ së përgjimeve, ku do japin llogari sot Rama dhe Dako

Një ditë pas ‘furtunës’ së përgjimeve, ku

Një ditë më parë, gazeta gjermane ‘Bild’ publikoi gjashtë audio-përgjime, ku zyrtarë të Partisë Socialiste bisedonin me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj para zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. Nga bisedat telefonike dyshimet për shitblerje  votash janë forcuar edhe më shumë, ndonëse përfaqësuesit socialistë i kanë mohuar vazhdimisht.

Edhe pse dje pati një ‘furtunë’ reagimesh pas publikimit të këtyre përgjimeve, kryeministri Edi Rama preferoi të heshtë. Po ashtu, heshtje pati edhe nga ana e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Megjithatë, sot ata do të jenë përballë gazetarëve dhe do të japin përgjigjet e tyre lidhur me këto audio-përgjime.

Mësohet se Rama do të jetë i ftuar sonte në ‘Real Story’ në Vizion Plus me gazetarin Sokol Balla dhe analistët Arjan Vasjari e Agron Gjekmarkaj, ndërsa Dako mendohet se do të jetë i ftuar në ‘Opinion’ me Blendi Fevziun.

Ky i fundit tha mbrëmë se sonte “mund të jetë i pranishëm në studio kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako’, duke lënë të kuptojmë se ende nuk kishte një konfirmim zyrtar.

Të fundit