Flash News

KRYESORE

Një shqiptar bën merkaton e PSG, gati dy lëvizjet big

Një shqiptar bën merkaton e PSG, gati dy lëvizjet big

PSG po mendon që tani për merkaton e verës. Drejtori sportiv Leonardo është një specialist dhe nuk do të humbasë kohë. Braziliani ka vendosur piketat për futbollistët që do në skuadër.

Ai do një mbrojtës duke qenë se Thiago Silva do të largohet në fund të sezonit. Emri që pritet ta zëvendësojë atë është Kalidou Koulibaly. Ky i fundit ka si menaxher Fali Ramadanin.

Nuk është vetëm senegalezi në orbitën e PSG, por dhe Miralem Pjanic. Mesfushori është kritikuar shumë këtë sezon, por francezët e duan në skuadër. Boshnjaku përfaqësohet po nga Ramadani. Të dy lojtarët mund të kalojnë në Francë.

Të fundit