Flash News

KRYESORE

Një tjetër ‘17 maj’?/ Mesazhet e Ramës për Bashën: Jam gati në çdo datë 17, e bind në pak orë

Një tjetër ‘17 maj’?/ Mesazhet e Ramës për

Edhe pse vëmendjen e përqendroi te Konferenca e djeshme e Donatorëve në Bruksel dhe rindërtimi nga tërmeti, Kryeministri Rama nuk i la pas edhe batutat për zhvillimet politike në vend.

Në ato minuta që qëndroi në  “Real Story” në News24, Rama kishte dy mesazhe për kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën.

E para një thumbim për liderin e opozitës.  Teksa po shpjegonte se Shqipëria, nuk do t’ia hidhte vetëm me 9 kushtet e Bundestagut për t’u anëtarësuar në BE, kreu i Qeverisë tha: “Nuk janë 9, janë 900 kushte për t’u anëtarësuar në BE. Çelja e negociatave nuk është si tryezat e mia me Lulin, më duhet vetëm pak orë që të bind atë. Negociatat janë kushte, kushte, kushte,.

E menjëhershme ishte edhe batuta e analistit, Alfred Lela, i cili i tha: Këtë e dimë, ke dhënë prova.

Disa minuta më pas ishte pikërisht Lela i cili e pyeti Kryeministrin nëse ishte apo jo i gatshëm për një tjetër ’17 maj’ me Bashën, Rama iu përgjigj prerë: “Jam gati për çdo datë 17”.

Të fundit