Flash News

KRYESORE

Një tjetër sherr në ekran, Xhensila Pere për Alesia Bamin: Prezantuesja më kot

Një tjetër sherr në ekran, Xhensila Pere për Alesia Bamin:

E ftuar në "Mes Yjesh", ish-banorja e Big Brother ka folur me tone të ashpra për moderatoren e Top Channel, Alesia Bamin.

Xhensila është pyetur se cila është prezantuesja më koti në vendin tonë dhe Xhensila nuk ka nguruar aspak që të përgjigjet.

“Më shumë se sa prezantuesit, për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia është kaq e bukur, por që më vendin e saj mund të ishte dikush tjetër më i aftë. Më duket sikur është në një kafe. Pse ti mendon që ka ndonjë personazh real në shoëbiz? Instagram-i na ka marrë në qafë të gjithëve. Dhe për sa kohë askush nga ne, përfshirë dhe veten nuk del dhe thotë, o vëlla jam duke qarë, nuk më ka ecur kjo ditë, më la i dashuri, dhe tregon që vetëm bën jetë mondane, atëherë pothuajse të gjithë”, tha Xhensila.

 

Të fundit