Flash News

KRYESORE

‘Njeriu i Metës’ organizoi darkën e Ramës në klubin ekskluziv në Berlin. Kush është ish-zv/ministri që e quan veten ‘pajtues të licensuar’

Politiko.al

 

Në shpurën shoqëruese të Kryeministrit të Shqipërisë gjatë vizitës në Berlin, me siguri, pakkujt i ka rënë në sy një burrë i panjohur ose pak i njohur. Ai është shfaqur afër Ramës dhe, në një moment, fotot e shfaqin duke shtrënguar duart me politikanen më të fuqishme të Europës.

Emri i personit të shfaqur në foton që publikon Politiko.al është, në dukje, periferik dhe, vetëm ata që e ndjekin politikën nga afër, ose që kanë punuar në administratë mund ta kujtojnë. Bëhet fjalë për Dorian Duçkën, ish-zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë në periudhën 2013-2015 në qeverinë Rama-Meta. Duçka është emëruar në atë post si njeri i LSI, anëtar i KDK të kësaj partie dhe me lidhje të forta me ish-kryetarin e Parlamentit, Meta, thanë burime për Politiko.

Më pas ai ka kaluar në sektorin privat ndërkombëtar duke shërbyer si këshilltar i jashtëm për Investimet për Kryeministrin Rama që prej vitit 2016, sipas woldpolicyconference. Duçka ka mbajtur një post edhe gjatë qeverisjes Berisha-Meta si Drejtor i Integrimit Europian në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (2009-2013). Ai ka patur një përvojë pune edhe me TAP-in, si Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve .

I diplomuar në Universitetin e Mesdheut Lindor në Famagusta të Qipros, Duçka i ka vazhduar studimet edhe në Kings College në Londër.

 

Në Linkedin, vetë Duçka liston edhe Albtelekom dhe Aeroportin e Rinasit si përvoja të mëparshme pune, ndërkohë që thekson se “ai udhëton, dhe është njëfarë pajtuesi i licensuar mosmarrëveshjesh”.

Duçka u lirua nga detyra e zëvendës ministri në shtator 2015 me kërkesën e tij, njoftuan mediat shqiptare atë kohë duke theksuar se ai është një prej njerëzve kryesorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sidomos sa u takon marrdhënieve me publikun.

Duçka shfaqet në prill 2017, në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua si ‘këshilltar i jashtëm’ i kryeministrit Rama. Aty ai thekson rëndësinë që kanë investimet kineze për Shqipërinë.

Profili i Duçkës, ai i një njeriu që ka punuar në ato që në administratën shqiptarë konsiderohen si vende të lakmuara dhe lidhjet e tij me sektorin privat ndërkombëtar me sa duket e kanë shtyrë kryeministrin Rama t’ia ‘’rrëmbje’ ish-aleatit të tij Meta njeriun e afërt.

Në Berlin, Duçka e ka luajtur mirë rolin e ‘pajtuesit', sepse ka qenë pikërisht ai, thonë burime të Politiko, që ka organizuar darkën e Ramës ku KM pati ftuar edhe deputetët gjermanë (të cilët nuk i shkuan). Ish-zv/ministri e ka mundësuar darkën duke qenë se është anëtar në klubin e famshëm berlinez i cili nuk lejon klientë të tjerë përveç abonentëve vjetorë.

Duçka në klubin ekskluziv berlinez ku është anëtar

Të fundit