Njohja nga Izraeli, Benjamin Netanyahu të martën i drejtohet me një mesazh popullit të Kosovës

Një prej pikave të nënshkruara në marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë ishte dhe njoja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit dhe vendosja e ambasadës në Jeruzalem.

Lidhur me këtë ngjarje historike, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi të martën e 15 shtatorit.

Video-mesazhi i Benjamin Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, të siguruar nga Klan Kosova përveç video-mesazhit të Netanyahut, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverise izraelite.