Flash News

KRYESORE

Noka akuzon ambasadorin e OSBE: Nëpunës i zyrës së shtypit të Edi Ramës

Noka akuzon ambasadorin e OSBE: Nëpunës i zyrës së shtypit

Ish deputeti demokrat Flamur Noka ka akuzuar ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, se është kthyer në nëpunës të kryeministrit Edi Rama.

Deklaratën e bëri gjatë emisionit Top Talk, ku nuk kurseu akuzat as për Romana Vlahutin.

 “Mos ju duket rastësi që Shqipëria u kanabizua dhe as ky zyrtari i kabinetit të Ramës që fatkeqësisht është ambasador i OSBE, apo ajo zonja tjetër (Vlahutin), nuk u dëgjuan të jenë të gjallë. Unë po ju them që ambasadori Borchardt merr rrogën e OSBE, por sa i përket qëndrimeve është një nëpunës i zyrës së shtypit të Edi Ramës. Vlahutin ishte ligjërisht përfaqësuese e BE-së në Shqipëri, por faktikisht ishte një nëpunëse e Ramës pranë Komisionit Evropian. Me qëndrimet e tyre nuk ka provë më të madhe. Të gjithë kontribuan që reforma në drejtësi të kthehej në “Ramaformë”, tha Noka.

Të fundit