Norvegji, sulm me armë në një xhami në Oslo

Policia norvegjeze njofton se ka pasur të shtëna me armë në një xhami në Baerum, një qytezë pranë Oslos.

Policia lokale deklaroi se një person hapi zjarr në qendrën islamike Al Nur, në rrethinat e kryeqytetit Oslo. Ndërsa më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit.

Autori është një mashkull, 20 vjeç që kishte veshur një helmet dhe një uniform shkruan Daily Mirror, që citon mediat norvegjeze.

Sa u takon motiveve të veprimit të 20-vjeçarit, për momentin ato janë të paqarta, por dyshohet që të jenë me bazë urrejtjeje.