Flash News

KRYESORE

Nuk do paguhet qiraja? Rama tregon skemën: Prillin dhe majin do ta paguani me këste

Nuk do paguhet qiraja? Rama tregon skemën: Prillin dhe majin do ta paguani

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç premtoi, sqaroi në emisionin “Opinion” si do të ndodhte mos pagesa e qirasë nga biznesi i vogël dhe individët. Në fakt, nuk bëhet fjalë për mos pagesë qiraje, por për shtyrje të pagesës, në një skemë të ngjashme si ajo me kreditë.

“Të gjithë qiramarrësit individë, që kanë kontratë për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune dhe e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID -19, nuk do ta paguajnë qeranë për 2 muaj, Prill dhe Maj. Po kështu edhe qiramrrësit studentë.

Po kështu, të gjithë sipërmarrësit, persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë në vit, që kanë kontrata noteriale qeraje përpara epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin Prill dhe Maj. Dhe më pas, detyrimi i parapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qeramrrësi  në mënyrë proporcionale pas 31 Majit 2020, për të shlyer detyrimin deri në fund të kontratës”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, Rama u shpreh se qiramarrësit që kanë probleme duhet t`i drejtohen Drejtorisë së Tatimeve. “Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënesi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse”, tha Rama. Por Kryeministri shpjegoi se do të ketë një trajtim specifik për individët të cilët të ardhurat e qerasve i kanë mënyrë jetese”, tha Rama.

Të fundit