Flash News

KRYESORE

Nuk justifikoi pasurinë, vettingu “djeg” anëtarin e Gjykatës së Lartë

Nuk justifikoi pasurinë, vettingu “djeg” anëtarin e

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vlerësuar se gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, nuk justifikon burimin e pasurive, duke ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe e shkarkuar nga detyra.

KPA ka analizuar gjendjen financiare të Islamaj, si dhe pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si toka, apartamente, garazhe, automjete, por edhe lëvizjet e tij jashtë Shqipërisë.

Pas hetimit të fakteve të reja u miratua kërkesa për ankimimin e vendimit të KPK. Pas këtij vendimi Gjykata e Lartë mbetet me vetëm 3 anëtarë.

Ardian Dvoranin, Medi Bicin dhe Xhezair Zaganjori, janë tre anëtarët e fundit të Gjykatës së Lartë.

https://politiko.al/shkelje-ne-pasuri-mbyllen-pas-gjashte-muajsh-hetimet-per-gjyqtarin-edmond-islamajn/

 

 

Të fundit