Flash News

KRYESORE

Nuk ndihmoi gazetarët për lirimin e Alvinit në Siri, Meta dekreton shkarkimin e ambasadorit Gent Gazheli

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Turqi, Genti Gazheli.

“Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në dekretin e presidentit.

Kjo lëvizje erdhi pas kritikave të ashpra ndaj ambasadorit shqiptar, sepse nuk iu përgjigj telefonatave të gazetarëve të emisionit investigativ në Itali,  “Le lene”, sa i takon rastit të Alvin Berishës në kampin Al Hol në Siri.

Po ashtu, presidenti ka dekretuar edhe emërimin e ambasadorit të ri në Turqi, Kastriot Robo.

Të fundit