Flash News

KRYESORE

“Nuk po bëjmë sherr këtu”, Erion Kristo replika me Eni Çobanin

Një shprehje që përdorin zakonisht shqiptarët, “Të kemi shëndetin pa të tjerat...”, ka ngjallur replika mes Eni Çobanit dhe Erion Kristos.

Kristo,  në një status në Facebook shprehet se duke menduar kështu, ulen pritshmëritë ndaj jetës në nivel biologjik.

“E degjoj shpesh kete thenie, qe per mua eshte paragjykim: te kemi shendetin pa te tjerat... Une mendoj se kesisoj, duke e ulur fare pritshmerine ndaj jetes deri ne nivelin biologjik, ne i humbasim vetes ate qe eshte me e rendesishme: njerezoren. Marrim disa variante: ke shendet, po nuk ke pune; ke shendet, po nuk ke dashuri; ke shendet, po je ne burg; ke shendet, po nuk ke para, etj, etj. Shendeti eshte nje e mire e madhe, e cila po mungoi, cenon gjithe pjesen tjeter te jetes. Por kjo nuk do te thote qe ne si komb te kerkojme nje vlere te vetme. Ka dhe vlera te tjera. Mos e ulni steken te dashur miq, mos u beni minimaliste!”

Mirëpo, Çobani nuk ndan të njëjtin mendim. Ajo ka replikuar duke shkruar: “Jo i dashur pa shëndet nuk të duhet asgjë nga këto se po pate dhe para shëndet nuk të dhuron edhe puna shendetin nuk ta jep edhe të kesh dashuri shëndeti prapë i lig ngelet por kur ke shendet ke mundesi ti gjesh e ti kesh të gjitha ato që rendite ti. Mendimi im nuk imponoj opinion por ashtu e besoj kete qe shkruaj.Shendetin o e ke o se ke e sta jep kerkush”.

Ndërsa i është përgjigjur sërish pedagogu Kristo. “Jam i sigurt qe nuk e ke lexuar mire. Uaaaa nami i zi neper portale. Eni mikja ime e ngushte. Nuk po bejme sherr ketu. As po kapemi per flokesh”, shkruan më tej ai.

Të fundit