Flash News

KRYESORE

Nuk zgjati as dy javë dhe Kanye West dorëzohet, heq dorë nga gara presidenciale për president të SHBA-ve

Nuk zgjati as dy javë dhe Kanye West dorëzohet, heq dorë nga gara

Vetëm dy javë zgjati "zhurma" e reperit Kanye West si një kandidat  mundshëm për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reperi ka hequr dorë nga gara presidenciale për vitin 2020 (mbase do vijë më i përgatitur në zgjedhjet e tjera).

Sipas një raporti të ri nga Intelligencer, një “specialist i sigurimit të votave” i quajtur Steve Kramer pretendon se West është tashmë “jashtë gare” pasi themeluesi i Yeezy-t kishte punësuar 180 njerëz staf, me pagesë dhe vullnetarë,  për ta ndihmuar atë të sigurojë firmat e nevojshme.

Një burim i veçantë, i cili mbetet anonim, pohoi se njerëzit e punësuar do të paguheshin 5,000 dollarë për të ndihmuar West të mblidhte nënshkrime në Florida për të përmbushur afatin e votimit të 15 korrikut.

Një sondazh kombëtar tregoi se vetëm 2% e votuesve ishin duke menduar të zgjidhnin Kanye-n në zgjedhjet e nëntorit. Pritet që së shpejti ai të njoftojë personalisht tërheqjen nga gara.

Burimi: Fox News

Të fundit