Flash News

KRYESORE

Nxënësi pason mësuesin, Gattuso zyrtarisht trajner i Napolit

Nxënësi pason mësuesin, Gattuso zyrtarisht trajner i Napolit

Gennaro Gattuso është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Ai do të pasojë ish-trajnerin e tij te Milani, profesorin Carlo Ancelotti. Historia ka plot raste të tilla dhe nuk mund t'i shpëtonte as Rino.

Presidenti Di Laurentiis shkarkoi dje Don Carletto-n duke vendosur të rikthejë në stolin e një skuadre tjetër ish-mesfushorin e Milanit. Gattuso ka firmosur deri në fund të sezonit dhe kontrata e tij mund të zgjasë deri në fundin e sezonit tjetër.

Paga e tij do të jetë rreth 3.5 milionë euro në sezon, 1 mln euro më shumë se te Milani në sezonin e kaluar. "Synojmë ta rikthejmë Napolin aty ku e meriton. Uroj të bëjmë më të mirën", deklaroi tekniku.

https://www.youtube.com/watch?v=w8N79xo5LTE

Të fundit