Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Edvin Cami
Sot është koha që të gjithë të gjejmë rrugë e mënyra për të folur e për t’u shprehur, për të kumtuar e përcjellë mesazhe te njerëzit, për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo është domosdoshmëri për mbrojtjen e lirisë dhe këto 33 vjet histori na kanë treguar se liria nuk është diçka që e gëzojmë vetvetiu, por që kërkon përkujdesje e sakrifica të vazhdueshme për ta mbrojtur.
Nëse një shoqëri humbet lirinë, humbet gjithçka. Ky nuk është thjesht një slogan.
Vini re! Që kur Partia Socialiste u rikthye të sundojë këtë vend rreth 11 vjet më parë, pasi dërrmoi përmes krimit lirinë e qytetarëve tanë për të votuar të lirë, nisi hap pas hapi edhe kufizimin e madje asgjësimin e mirëqenies së qytetarëve, talljen dhe shpërfilljen e djersës e të gjakut të tyre, duke shkatërruar shtëpitë, bizneset, pronat e tyre.
Ndaj nëse je një qytetar që të kanë prishur shtëpinë apo shtetëzuar pronën, dije se kjo ndodh pasi qeveria nuk i trembet më votës tënde. Nëse je një qytetar që monopolet e qeverisë dhe ekonomia e krimit po të rrënojnë biznesin, dije se kjo ndodh pasi qeveria nuk i trembet më votës tënde. Nëse je një qytetar që përballesh me çmime të papërballueshme apo një fermer i braktisur që të kanë mbetur prodhimet në fushë, dije se kjo ndodh pasi qeveria nuk i trembet më votës tënde. Nëse je një qytetar që rrezikon burgun se nuk ke të paguash energjinë, dije se kjo ndodh pasi qeveria nuk i trembet votës tënde.
Nëse je një qytetar që, përballë kësaj gjendjeje, ke parë bijtë, bijat, nipërit, mbesat e tua të braktisin vendin dhe të emigrojnë, dije se kjo ndodh pasi qeveria nuk i trembet më votës tënde. Nëse je një qytetar që e merr ende rrogën në administratën e shtetit apo je mësues në arsimin parauniversitar dhe, nëse s’të kanë flakur ende nga puna, të detyrojnë të mbyllësh gojën si në 1989-ën dhe të shpërndash “likes” e lajka në rrjetet sociale për propagandën e Partisë e të qeverisë, pa dyshim që ti e di se kjo ndodh sepse qeveria nuk i trembet më votës tënde. E nëse s’je asnjë nga këta dhe hesht, atëherë dije se nesër do të jetë radha jote.
Propaganda e Partisë Socialiste, që nuk buçet vetëm nëpërmjet televizionit dhe rrjeteve sociale, por që u pëshpëritet edhe në vesh qytetarëve nëpërmjet patronazhistëve të maskuar si njerëz objektivë që, në fakt, kanë rilindur Sigurimin e Shtetit, ka punuar e punon për ta topitur çdo reagim tuajin, për të demotivuar çdo pjesëmarrje tuajën në zgjedhje e në protesta, teksa ju thonë në vesh, në kafe, në autobus se në këtë vend, qeverisjen e vendosin ndërkombëtarët dhe jo shqiptarët.
Kështu, dikur ju thuhej se ndërkombëtarët e kanë vendosur që pushtetin t’ia lënë një herë njërit e një herë tjetrit, tetë vjet PD-së e tetë vjet PS-së. Dhe kush i besoi kësaj, priti gjersa e pa se pasi kaluan tetë vjet, qeveria e Partisë Socialiste ishte ende në pushtet. Juve ju pëshpëritej se ndërkombëtarët kanë vendosur që t’ju qeverisin njerëz të rinj dhe të largojnë të vjetrit. Kush i besoi kësaj, priti e priti gjersa sot sheh Edi Ramën teksa rrudhet, thinjet e plaket në pushtet dhe ndërkombëtarëve s’duket t’u jetë prishur lumturia aspak.
Ju thuhej se ndërkombëtarët do të bëjnë drejtësinë, do të largojnë nëpërmjet saj të ashtuquajturën klasë të vjetër e të korruptuar nga politika për ta çuar para drejtësisë, po sot po shihni se ata që izolohen e hetohen janë drejtuesit e opozitës dhe armiqtë e brendshëm të Partisë e të qeverisë, ndërsa vetë kryeministri sundon i qetë e i sigurt dhe drejtësia e re të ndërkombëtarëve është kthyer në gjyqin e rilindur popullor, administruar madje edhe nga njerëz të Sigurimit të Shtetit.
Ata opozitarë që ende presin që hallet e shqiptarëve t’i zgjidhin ndërkombëtarët, janë po aq tragjikë sa ata që në vitin 1945 prisnin plot shpresë zbarkimin e aleatëve anglo-amerikanë për të çliruar Shqipërinë nga komunistët. Ndaj, të dashur qytetarë të pakënaqur me gjendjen tuaj, mos prisni kot, se aleatët nuk do të zbarkojnë; se ndërkombëtarët nuk kanë as nge e as dëshirë të merren me hallet tuaja, por janë këtu për hallet e veta. Vetëm qytetarët e këtij vendi janë ata që mund ta ndryshojnë gjendjen e tyre dhe askush tjetër s’do ta bëjë atë për ta.
E ndryshimi nis e mbaron te liria. Ndaj le të shërbejë kjo protestë si një shkëndijë për të filluar ndryshimin brenda nesh! Po ashtu, le të shërbejë kjo protestë, me një prani kaq të madhe, që atyre individëve prej bashkësisë ndërkombëtare që mendojnë se mund të thonë e të bëjnë ç’të duan në këtë vend, t’u përcjellë mesazhin se Shqipëria nuk mund të jetë një “Lebensraum” për ta, pasi ne, qytetarët e këtij vendi, qëndrojmë për sovranitetin e vendit dhe të opozitës; dhe siç brohoritej në protestat e para antikomuniste në ish-Evropën Lindore, “Wir sind das Volk”, ne jemi populli!
*Fjala e mbajtur dje në protestën e opozitës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38