Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Sot është 21 janar. Një redaktore programi televiziv më bëri një ftesë për në emisonin me temë… 21 janari i para 12 viteve. Përgjigjia ime: "Mendoj se nuk duhet dalë fare për këtë. Ka 12 vjet që flitet për qeverinë e para 10 viteve për të mbuluar skandalet e qeverisë së prej 10 viteve. Mënyrë më të mirë për t’i zgjatur jetën pushtetit nuk ka.”
Këtu po vazhdoj një dialog (imagjinar) me redaktoren e emisionit në fjalë, dhe me kolegët e saj, të cilët herë i shtyn cektësia e çështjeve-lajm, herë të tjera shtysat politiko-ekonomike të bosëve.
Sigurisht, mund të bësh një debat për 21 janarin 12 vjet më vonë, siç mund të debatosh edhe për Reformat e Tanzimatit apo amerikanët që u vranë në Mamurras në kohën e Zogut, e me radhë. Mund të bësh një emision edhe për Karmën, e kam fjalën për fshatin pukjan, por edhe për “karma is a bitch” të kryeministrit tonë luteran, i cili i neveritur nga indulgjencat e krishtera të Europës, nguli me tërsëllëmë 95 tezat e tij në dyert e Unionit. Më e para ndër to lexon “Karma is a bitch”.
Nëpërmjet kësaj shprehjeje, përdorur epshëm mes gocash instagrami, kryeministri ka dashur të thotë, në një debat të organizuar nga revista POLITICO në Davos, se nuk jemi vetëm ne, qeveria e Shqipërisë, të korruptuar, kriter mbi të cilin na mbani të mënjanuar, ju të Europës “kurvë e motit”, por edhe vetë, duarngjyer jeni. Me “ju” ai ka ndërmend skandalin në Parlamentin Europian, me disa funksionarë, ndër ta një eurodeputete greke, të ekspozuar në atë që u pagëzua “Qatargate”. Shkurt, pranimi i darovitjeve, me para në dorë, për lobime në favor të petrolshtetit të fuqishëm arab të Katarit.
Meqë është 21 janar, dhe meqë korrupsioni i parlamentarëve europianë krahasohet me të administratës së Ramës, ata ngjajnë sa fshati Karmë i Pukës me fshatin Shengen në kufirin trekëndësh mes Luksemburgut, Francës dhe Gjermanisë, po guxoj të krahasoj dy gjëra, besoj më të krahasueshme, brigjet e të cilave nuk t’i shqyejnë këmbët as gojën, si paralelet që heq kryeministri ynë. Motivin apo pretekstin pas protestës së 21 janarit, dhe letargjinë apo mungesën e protestës për skandale të shumta, pa një 21 janar të dytë…e kam fjalë këtu në terma të rebelimit, jo të viktimave.
Kështu, nëse kujtesa na shërben saktë, 21 janari 2011 u organizua nga Edi Rama dhe Partia Socialiste në opozitë, si reagim për një video-përgjim, ku shfaqeshin ministri Dritan Prifti dhe shefi i tij Ilir Meta. Shkurt muhabeti, në video shkëmbeheshin fjali në qendër të të cilave termi 700 mijë euro u bë motivi që ngriti ‘revolucionin’ e 21 janarit, në gijotinën e të cilit ranë katër vetë, të pagëzuar me pas dëshmorë nga Rama.
Fast forward 12 vjet dhe shuma që u bë ajër për të ngjitur balonën e ‘revolucionit’ në qiellin socialist të Shqipërisë, 700 mijë eurot, ngjajnë sot si një shaka e trashë, si pare xhepi, aq sa mund t’i ketë edhe i biri i papunë i një pastrueseje të drejtorëve të rangut të dytë dhe të tretë, në administratën e Ramës.
Me një deduksion logjik, atij të detit që është bërë kos, i bie që kur vrima e fundit e kavallit, ka aq para sa në kohët para erës së Ramës kishin ministrat e lartë, Shqipëria “ka ecur para” dhe revolucioni i 21 janarit, megjithëmend mori katër vetë, por ia vlejti barra qiranë…etërit e revolucionit, Edin, Elisën, Tomën dhe Taulantin, i ktheu nga zdromsa në fat cats, të tilla sa edhe pastrueset e kohës së tyre i bëjnë ministrat e Berishës të duken si personazhe merhume të përrallës eduardiane “ne nuk vjedhim si ata”.
Edhe kur krahason shumën e Qatargate-it, 600 mijë euro në 16 shtëpi brukselase, aq sa pastruesja e “pastrueseve” të Ramës kishte përlarë në një të vetme, karma nuk bëhet dot kurvë. Pa harruar këtu një dallim të hollë: PE është një superstrukturë mbikombëtare, jo një shtet nacional, aq më pak një i varfër si Shqipëria. Edhe vjedhja kategorizohet (hiq rastin puritan të Martin Luterit dhe Ramës): krejt ndryshe të vjedhësh një shtet të huaj për të lobuar për interesat e tij në një superstrukturë supranacionale, dhe t’u marrësh bukën, rrugët dhe punët publike bashkatdhetarëve dhe vendit tënd. Karma që Rama kërkon ta hedhë në prehrin europian është megjithëmend një kurvë…për faktin se nuk rri aty ku e vendosin.
Për të qenë cinik, dhe politikisht jokorrekt deri në fund, të paktën PE-në po e vjedh Eva Kaili, një grua e bukur. Për vete do të ndjehesha më i qetë me dorën e saj në xhep. Sidomos kur e krahason me këto lopët e administratës së Ramës, të cilat asnjë plastikë nuk i shpëton nga palët që babëzia u ka latuar në portret. Në rastin e tyre karma is… a superbitch!
Kështuqë krahasimi, relativizimi dhe banalizimi që Edi Rama u bën fenomeneve në vendin që ai udhëdreq, që me gjasë e ka marrë mes Shilës e Karibdës, por po e çon mes Sodomës dhe Gomorrës, mund të ngushëllojë turmën gojëhapur që heroizon, sa Skënderbeun e Elisës, aq Luisin e Sarës, por ata që mbeten i step në marrëzinë e tezës dhe në paturpësinë e autorit.
Programet televizive vazhdojnë ndërkohë të flasin për qeverisjen e Sali Berishës, që vuri kapak para 10 vjetësh. Krejt si tekstet e Leximit dhe Historisë së Enver Hoxhës që shkruanin për begatinë në socializëm dhe mjerimin në kohën e Mbretit Zog.
Nuk u vëmë faj, por në dukje mund t’i vëmë: të gjithë kërkojnë Luisin e tyre televiziv ose duan të fshehin Luisin që duhet të dalë nga "shtëpia". Gazetari në shërbim publik? Tobestrakfurullah!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38