Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Nga fjalimet me dajre te ato me diell dhe shoshë: banalizimi i Edi Ramës
Alfred Lela
Jo pak kundërshtarë i përmendin Kryeministrit Rama arsimimin formal, dega e Arteve Figurative në Institutin e Lartë të Arteve, duke e quajtur me cinizëm ‘mësues vizatimi’ për shkak se, me sa duket, ata që diplomohen aty mbajnë të shënuar në diplomë pikërisht këtë.
Kjo bëhet edhe për një motiv tjetër: Rama, në fillimet e tij, u shqua sidomos për përqeshjen e hapur publike ndaj rrymës së realizmit socialist, luftës Nacional-Çlirimtare dhe Partisë së Punës. Për një kohë të gjatë ai e formuloi veten si një antitezë e kitsch-it, si atij socrealist edhe atij demorealist, pra të pas rënies së komunizmit. Si për të përmbushur atë shprehjen popullore ç’të qeshësh do të veshësh, Edi Rama i viteve të fundit është kthyer vetë në mbret të kitsch-it.
Nga urrejtës i socrealizmit, ai është shndërruar në përdorues të ‘shokë e shoqe’, ‘rroftë partia’, ‘jini ju, pa jemi ne’ etj. Nga përbuzës i Teatrit Popullor, aktorëve të tij dhe zhdanovizmës në art dhe kulturë, ai është bërë vetë zhdanovist dhe përpunues i një teatri politik dyaspërsh të cilin e vë në skenë në çdo dalje.
Siç ishte edhe rasti i takimit me ‘rininë socialiste’.
Kur shihje sallën e Pallatit të Koncerteve (ish-Kongreseve) plot me të rinj, adoleshentë e fëmijë, në fillim të vitit 2025, mbushur me entuziazëm të kërkuar dhe patos partiak, për ata që në kohën e Kongresit të fundit të Partisë së Punës, dhe të parit të Partisë Socialiste, në vitin 1991, kanë qenë fëmijë a adoleshentë, dhe e kanë ndjekur qoftë edhe shkarazi, nuk mund të mos krahasojnë dhe vërejnë se Partia Socialiste është larg të qenit formacioni progresist që ideoi Dritëro Agolli, Fatos Nano e disa socialistë të tjerë përparimtarë të asokohe, përballë gërdallës që ishte Partia e Punës.
Takimi i Ramës me të rinjtë, pavarësisht shkëlqimit të skenës, në patos dhe ligjërime i ngjante më shumë kongreseve fillestare të Partisë së Punës se një partie socialiste moderne europiane. Mund të thuhet se Edi Rama, në delirin e one man shoë, e ka shndëruar partinë më të madhe të së majtës shqiptare në një sekt ku më të fandaksurit, më të cekëtit dhe më të korruptuarit zënë ballin e vendit. Nxënësja nga Devolli që foli për arsimin e rrënuar dhe të rinjtë që duan të ikin, ishte vetëm përjashtimi që përforcon rregullin. Një e folme, një vetëdije e tillë do t’i bënte nder Partisë Socialiste në pushtet prej 12 vitesh. Por jo, ‘petalet e trëndafilit të PS’ u shpërndanë me polenin e patetizmit kolektiv, që mbiu në Pallatin e Koncerteve, sikur as Ramiz Alia dhe as planet pesëvjeçare të dështimeve kronike, të mos kishin ikur kurrë nga ky vend.
Kur dëgjoje Ramën, nuk mund të mos përfillje në fjalimin e tij notat e një përunjeje hipokrite ramiziane dhe një arrogance enveriane, një ndërthurje të ‘ç’do populli bën partia, dhe ç’thotë partia bën populli’.
Fjalimi ishte cit me inkonsistenca, si psh ngrefja bombastike e arritjeve në teknologji dhe dhjetëfishimin e të ardhurave në këtë sektor. Rama nuk kish si përmendte megjithate se, edhe nëse kjo shifër është e vërtetë, si është arritur te ajo. Në Shqipëri nuk ka një industry të IT, siç pretendon Kryeministri. Po, ka një industri gjysmë legale call center-ash, që gjenerojnë miliona informalë; po, ka uzina ilegale të bitcoin, për një pjesë të të cilave ndiqet edhe ortaku i të vëllait të Kryeministrit, Amant Josifi; po, ka një qendër teknologjike te Piramida, por më shumë se ‘industria’ që gjenerohet nga ky start up, bien në sy kioskat që Rama mbolli përreth. Duke rrëzuar kështu edhe mitin e rinisë së tij politike, shkuljen e kioskave nga Lana dhe Parku Rinia. 20 vjet më vonë ai i rimbolli ato, në disa forma edhe më të çuditshme, edhe më bërtitëse, edhe më pushtuese se sa barakat ambulante dhe të përkohëshme që populluan dekadën e parë të tranzicionit.
Rama, si të ishte jo Kryeministri i ‘gjërave të mëdha’, por mësuesi i vizatimit që di diçka edhe për fizkulturën, u mburr me ‘qindra palestrat’ e hapura në kohën e tij. “Dhe nga një epokë pa asnjë orë edukimi fizik, - zyshë fiskulture kishin Suden dhe profesor fiskulture kishin Rrapushin, - sot kemi, jo vetëm edukim fizik për të gjithë….”. Vini re ‘edukim fizik për të gjithë’, një parullë që duket sikur ka zbritur nga brezaret e aksioneve vullnetare të Bregut për të pllakosur fjalimin e tij socrealist.
Kryeministri risolli edhe Paketën e Maleve, një fyerje e hapur për Veriun e Shqipërisë, krahinë që është pas në çdo rrugë tjetër të zhvillimit, për shkak të mungesës së ndihmës së qeverisë Rama, dhe ka shkëlqyer vetëm në sajë të nismës private, bujtinave, agroturizmave dhe turizmit malor. Rama bëhet qesharak kur don të mbjellë me pahir parabolën e shqiptarit, me kullë të kthyer në bujtinë, që bën aq shumë para sa është në gjendje të mbajë edhe familjarët e tij në Itali apo Greqi. Duke e përmbysur skemën e emigracionit dhe dërgesave financiare që ndërrojnë kah, duke shkuar tashmë nga Shqipëria drejt Perëndimit, Kryeministri, në ngazëllimin e tij nuk ndalet as sa për të pyetur veten: po pse ikin kaq shumë shqiptarë, nëse mund të bëjnë para për t’u dërguar të afërmve jashtë?
Kryeministri haluçinon, sidomos kur flet për arsimin, sikur megjithë mend aty t’i kishte pikët e forta ai dhe qeveria. Të gjitha raportet dhe studimet ndërkombëtare e klasifikojnë arsimin shqiptar në fund të tabelës. Ashtu si me Lazaratin, që e mbylli për të kanabizuar Shqipërinë, edhe Vitrina e Kristali, metodologjia e tyre, u transferua jarem jarem në shkollat e tjera të larta të vendit. Universiteti publik nuk ka ende një kampus. Rastet e korrupsionit, blerjes së notës, zgjedhjeve të manipulura etj., as nuk përbëjnë më lajm. As ‘mbesa’ e Ramës që vuri në lëvizje kupolën e Ministrisë së Arsimit nuk ia lëvzi qerpikun një superstrukture që ka tashmë shqetësim patronazhimin partiak, dhe jo arsimin kombëtar.
Sigurisht, Rama është politikan dhe me anë të fjalës i duhet të mbulojë më shumë se të zbulojë. Por, 12 vite më vonë dajrja e 2013-ës, me të cilën batërdiste dynjanë është bërë shoshë që as mbulon diellin dhe as habit më kënd.
12 vite me timon, tepsi, dajre dhe shoshë, kanë mjaftuar që fjalimet e ‘liderit botëror’ të ngjajnë si të Ramizit, kur e dinte se lejimi i tufëzave nuk do ta shpëtonte ekonominë, dhe të Enverit kur e kishte humbur, por megjithatë e mbante Shqipërinë ‘shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut’.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11