
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Dragan Biseniç/Danas
Deri kur, pa kurrfarë nevoje, hyri në kombinime prej bixhozçiu që kulmuan me demonstratat e 6 janarit, Donald Trampi kishte shansin të konsolidohej si alternativë serioze e cila, me kapitalin e saj prej 74 milionë votues, do ta ndiqte si hije Xhozef Bajdenin dhe administratën e tij në katër vitet e ardhshme.
Në vend të kësaj, tani presidenti Tramp është një president i leçitur, i vetmi në historinë amerikane për të cilin është votuar dy herë për impiçment, shto këtu faktin që procesi në Senat, ku shumicën tani e kanë Demokratët, ndoshta do të mbyllet më vonë me ndonjëfarë dënimi që do t’ia bëjë atij të pamundur kandidimin përsëri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe do ta lërë jashtë jetës publike. Pas Sokratit, Trampi do të jetë ndoshta qytetari i parë botëror të cilin shteti e dënon publikisht me izolim (ostrakizëm).
Trampi është ndoshta treguesi më i mirë i strategjisë shahistike-lëre lojtarin bilmez të shahut të luajë, ai do të humbë vetë ndeshjen. Si president autsajder Trampi kishte hapësirë të gjërë manovrimi të cilën deshi ta plotësonte me programin e tij MAGA-Make Amerika Great Again (Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe) dhe AF- Amerika First (Amerika e para).
Lëvizjet e tij të para ishin të orientuara drejt kthimit të aktiviteteve prodhuese në Amerikë, gjë që do ta bënte atë përsëri qendrën industriale të botës, por, si gjithçka tjetër, edhe kjo lëvizje ishte afatshkurtër.
Entuziazmi punues i Trampit u tkurr me qëndrimet e tij kohëgjata nëpër terrenet e golfit, kësisoj, mediat amerkane kanë përllogaritur se gjatë kohëzgjatjes së mandatit prej katër vitesh, pothuajse 380 ditë, pra më shumë se një vit plot, ai i ka kaluar nëpër terrenet e golfit. Me një javë të këtillë pune, askush nuk do të mundej të realizonte plane ambicioze dhe ndryshime të mëdha.
Aq më shumë që presidenca e Trampit, që nga dita e saj e parë, ishte objekt refuzimesh, intrigash dhe stërkëmbëcash.
Kësisoj, Amerika u gjend para sfidës më të madhe që nga themelimi i SHBA-ve: rreziku i zhdukjes së forcës tërheqëse dhe ngashnjmit nga modeli amerikan i demokracisë dhe sëbashku me të edhe superioritetin apriori amerikan ndaj të gjithë modeleve dhe sistemeve në botë. Sepse, pasqyra zgjedhore, ky proces që është qendër e të gjithë teorive amerikane politike, rreth të cilit thuret rrjeta që dallon pushtetin legjitim nga ai jolegjitim, qytetarët e lirë dhe të shtypur, me t’u thyer në Amerikë, do t’ia bënte asaj të pamundur të ishte i vetmi arbitër i pranuar botëror për (jo)demokracinë, autoritarizmin dhe totalitarizmin. Do të ishte goditja e fundit trampiste dhënë globalizmit liberal i cili konceptin e tij politik e bazon në universalizmin e demokracisë dhe procesve demokratike sipas të cilit demokracia në botë është gjithandej e njëjtë: në Arabinë Saudite dhe Zvicër, në Bolivi dhe Sudan, Iran dhe Japoni, Kinë dhe Gjermani. Kjo është, në fund të fundit, edhe goditje ndaj idesë së të drejtave të njeriut dhe barazisë të të gjithë njerëzve dhe ishte e mundur të realizohej vetëm në Amerikë, sepse është në vetvete idè amerikane, krahas idesë së kombit amerikan, mbikulturore dhe mbinacionale. Vetëm në Amerikën e sotme është e mundur të jesh spanjoll dhe amerikan, hungarez dhe amerikan, gjë që nuk është e mundur kudotjetër në botë.
Cili është dallimi mes Amerikës dhe Ukrainës, sulmeve në parlamente në Beograd, Tripoli, Tbilisi, Minsk, Kijev apo Bagdad?
A do të ndryshohen në të ardhmen pushtetet me mjete revolucionare, me puçe masive apo dhe më pak pasive, apo presidentët do të refuzojnë të lëshojnë zyrat megjithëse i kanë humbur zgjedhjet?
Në secilin prej këtyre rasteve, vështirë se Amerika do të jetë përsëri një shembull për ta, madje edhe kur ajo vetë ka qenë në prapavijë të këtyre sulmeve në parlamente. Është komentuar ironikisht: “Nëse Shtetet e Baskuara do të shohin se çfarë bëhet në Shtetet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara do të sulmojnë Shtetet e Bashkuara në mënyrë që t’i çlirojnë nga tirania e Shteteve të Bashkuara”.
Duke devijuar nga universalizmi, Trampi ishte i prirur të pranonte parimin vesfalian të paqes së Ausburgut, territori i përket atij që ka besimin fetar? (Cuius regio, illius religio), të shpallur në vitin 1555. Trampi si president ishte njëkohësisht neokenianist, neogramshist dhe neovesfalist.
Siç pohonte Antonio Gramshi se çdo socializëm duhet të jetë refleksioni kulturor i një kombi të caktuar, dhe jo kopja e ndonjëfarë ideje socialiste universale dhe dogmatiste, Xhorxh Kenani në librin e tij testamentar Around the Cragged Hill të publikuar në vitin 1993, i ka kuptuar afërsisht saktë problemet afatgjata me të cilat ballafaqohet sot Amerika dhe për të cilët ai, që atëbotë, e shihte se ajo nuk është e përgatitur. Krijuesi i teorisë së Luftës së Ftohtë të mbajtjes nën frè kërkonte që Amerika duhet ta mësojë e para vetëpërmbajtjen. Ai mendonte se Shtetet e Bashkuara, janë një prej vendeve xhind, si puna e Kinës, Indisë, BRSS-së së dikurshme, Brazilit, tejet të mëdha për të mirën e tyre, por tejet të mëdha për drejtim të urtë dhe të arsyeshëm. A mos do të ishte më mirë ta ndaje kombin në dhjetra republika konstitutive?
Nga ana tjetër, Kenani dëshironte ndryshime shoqërore, kulturore dhe arsimore që do të çonin në gatishmërinë nacionale që çështje të tilla si energjia, transporti dhe inovacionet teknologjike të mos i lihen në dorë tërësisht veprimtarisë së sistemit të tregut të lirë dhe bënte thirrje për forcim të organeve publike në mënyrë që të kthehej kontrolli mbi punët popullore.
Trampi është një nga presidentët amerikanë që lë pas vetes një botë të ndryshuar. Edhe ata që e kritikojnë e pranojnë se ka sendërtuar disa gjëra pozitive.
Kryetari i Këshillit për Marrëdhënie me jashtë Riçard Haas, pranon se në planin ekonomik ka arritur të inicojë dhe rregullojë ekonominë e tharë amerikane në periudhën e krizës ekonomike.
Në politikën e jashtme është konfrontuar me Kinën.
Ndër sukseset i numërohet edhe marrëveshja tregtare me Kanadanë dhe Meksikën si dhe përmirësimi i Marrëveshjes Amerikanoveriore mbi tregtinë e lirë.
Si mossuuksese i numërohen tre më të rëndësishmit.
I pari është dëmi që i ka sjellë demokracisë amerikane gjë që “kulmoi me 6 janar me sulmin në Kapitol, dhe që ishte kulmi i përpjekjeve të Trampit për të demoniozuar mediat, për të shkelur normat e përcaktuara, për të promovuar gënjeshtrat, për të vënë në pikëpyetje autoritetin e gjykatave dhe refuzuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që kishin kaluar çdo test serioz për legjitimitetin e tyre”.
I dyti (mossuksesi) është lufta me koronën.
Trampi ka merita për përshpejtimin e punës dhe zbulimin e vaksinës, por përgjigje e tij e pamatur dhe joadekuate është ajo që shpjegon faktin se 400.000 amerikanë vdiqën nga sëmundja teksa ai po lëshonte funksionin.
Mossuksesi i tretë, ai që e përcakton trashëgiminë, është politika e jashtme e cila groposi pozitën e Amerikës në botë.
Duke pranuar lidhjen mes nacionalizmit të tipit ‘Amerika e para’, me unilateralizmin dhe izolacionizmin, “Trampi bëri gjithçka mundi që të pengonte shumë prej këtyre raporteve dhe përgjigjeve dhe në vendin e tyre nuk solli asgjë më të mirë”, nënvizon Haas, njëkohësisht duke e cilësuar Trampin si “presidenti më i keq amerikan”.
Ajo që mbetet edhe pas Trampit është diferenca shokuese ekonomike në Amerikë gjë që e ka pas dokumentuar Instituti Brukings në vitin 2016, që pas fitores së Trampit.
Ata 2.584 qarqe që fitoi Trampi në vitin 2016 jepnin vetëm 36% të prodhimit ekonomik të SHBA-ve, ndërkohë që 472 qarqe ku pati fituar Hilari Klintoni jepnin rreth dy të tretat e ekonomisë së përgjithshme kombëtare.
Analiza e ngjashme e zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2020, tregon se këto prirje kanë vazhduar, megjithëse tashmë me një ecuri tjetër politike. Kësaj here, baza fituese e Bajdenit prej 477 qarqesh përfshin plotësisht 70% të aktivitetit ekonomik amerikan, ndërsa baza humbëse e Trampit prej 2.497 qarqesh përfaqëson vetëm 29% të ekonomisë.
Por, megjithëse fituesi i zgjedhjeve ndryshoi, gjeografia ekonomike e kombit vazhdon të mbetet fort e ndarë. Thënë shkurt, harta e vitit 2020 vazhdon të pasqyrojë ndarjen tmerruese mes qarqeve qytetëse të mëdhenj dhe të populluar ngjeshur që kanë votuar për demokratët dhe qarqeve kryesisht jashtëqytetëse, qarqeve të vegjël, ruralë që kanë votuar për republikanët.
Amerika blu dhe e kuqe pasqyrojnë dy ekonomi shumë të ndryshme: njëra e orientuar drejt punonjësve shumëprofesionesh, shpesh me arsim të lartë, që punojnë në profesionie digjitale dhe të shërbimit, ndërsa tjetra, e bardhë, më pak e arsimuar dhe e varur më shumë nga industritë tradicionale.
Por, defitizmi (kultura e mposhtjes) është e vetmja gjë që ndajnë të dyja partitë: katër të pestat e amerikanëve mendojnë se Amerika po shkatërrohet.
Një e pesta deklarojnë madje se nuk janë krenarë që janë amerikanë. Kritiku i madh i veçantisë amerikane, Endrju Baçeviç, mendon se “në kuptimin themeltar, amerikanët nuk e njohin më të kaluarën e përbashkët. Presidenca e Trampit këtë e ka pasqyruar dhe madje përkeqësuar”. Shtetet e Bashkuara janë tani një komb që nuk mund të vendosë nëse Robert Li ishte ideali heroik apo tradhëtari vrasës. A ishin Teodor Ruzvelti dhe Vudro Vilsoni vizionarë përparimtarë apo racistë të urryer?
Vetëm të shtruarit e pyetjes shkakton diskutim të egërsuar.
Nuk mund të biem më dakord se portreti i cilit duhet të shtampohet në monedhën prej 20 dollarësh.
Anketimi i kësaj jave i realizuar nga Ipsos-i, i detyroi mediat amerikane të konkludojnë se Trampi, edhe pas impiçment-it të dytë të votuar, nuk është ende një i vdekur politik që ecën. Në një anketë të Ipsos-it 64% e republikanëve ka deklarar se e mbështet sjelljen e tanishme të Trampit, ndërsa 57% mendon se Trampi duhet të jetë përsëri kandidati presidencial republikan në zgjedhjet e vitit 2024. Vetëm 17% (e republikanëve) mendon se ai duhet mënjanuar nga funksionet. Është interesante se 36% e repblikanëve të anketuar e quajnë veten republikanë trampistë.
Është naive të besohet se Trampi do të arrijë të bëjë diçka më shumë kur të mos jetë më president, sesa ka bërë gjatë mandatit kur ka qënë president. Nuk ka dyshim se Trampi do të ballafaqohet me hakmarrjen e pamëshirshme dhe të pakufishme të partisë Demokrate dhe të atyre me të cilët është konfrontuar gjatë kohhëzgjatjes së mandatit të tij, dhe të këtillë nuk janë pak, gjë që do të ndiqet nga një sërë procesh gjyqësore në nivel federal dhe në nivel shtetesh federale, gjë që mund të shpjerë në konfiskimin e tërë pronës së tij, madje edhe dënime me burg.
Trampi u ka shkeluir në kallo klanit republikan të Dik Çejnit, Bushëve, Klintonëve, ndërsa Nensi Pelosi as që e fsheh fare urrejtjen ndaj tij.
Trampi mund të bëhet presidenti i parë amerikan që hyn në burg.
Në të vërtetë ai njeherë e pati deklaruar edhe vetë se do t’i duhet të emigrojë nëse fiton Bajdeni, ndërsa tani deklaron se shpëtimi i tij mund të gjendet te vetëamnistia që mund t’ia bëjë paraprakisht vetvetes, familjes dhe bashkëpuntorëve të tij më të afërt.
Robert de Niro, një prej aktorëve të Hollivudit me instinktin politik më të zhvilluar, paralajmëron se frikësohet se mos shfaqet ndonjë Tramp i ri.
Ekspertët politikë këtë e thonë në një mënyrë tjetër: se mos del në skenë ndonjëfarë populist tjetër, që ndryshe nga Trampi mund të jetë politikan profesionist, dhe i cili nuk do të ketë aq shumë pengesa për ta shtënë në dortë aparatin shtetëror amerikan shumë të ndërlikuar.
Sepse kjo mund të jetë trashëgimia më e fuqishme dhe me afatgjatë e Trampit- trampizëm pa Trampin.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

