Flash News

OP-ED

Shpopullimi, si instrument politik!

Shpopullimi, si instrument politik!

Ju o prindër socialistë që qeshni me batutat e kinostudios ERTV, ku i keni fëmijët? Nga cili vend ju dërgojnë para? Sa ju është rritur pensioni këto vite nga udhëheqësi? Sa prej jush i kanë martuar fëmijët majë kalasë, me kursimet e pensionit?

A e dini se 78% e azil-kërkuesve nga Shqipëria, në vendet e BE-së, janë nën 34 vjeç dhe 22% e tyre janë të mitur nën 14 vjeç? A e dini se vetëm në vitin 2019 kërkesat shqiptare për azil në këto vende janë shtuar me 24%? I tregon Partia këto bëma?

18-34 vjeç janë të rinjtë që duan të largohen e mos ta kthejnë më kokën pas. Përse grupmosha më vitale kërkon ta braktisë këtë vend të rilindur nga Edi dhe Eri?

60% e shqiptarëve duan të mërgojnë, thotë sondazhi i Gallup! Ndërsa në Afrikë, nigerianët 48% dhe kongolezët 50%. Kësaj i thonë: "të keqen e Afrikës".

Edhe armenët në Kaukaz, me gjithë konfliktet me Azerbajxhanin e Turqinë, arrijnë në 47%. Në Lindjen e Mesme, sirianët e shpartalluar nga lufta civile, kapin shifrën 46%.

415,000 shqiptarë jetojnë ilegalisht në BE, pa dokumenta, thotë Eurostat! Më shumë se Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi e Kosova të marra së bashku! Ku thërret qameti, thotë populli.

Ndërkohë, Udhëheqësi i shquar i Partisë, Mësuesi i Popullit, shoku Edi K. Rama, na thotë që papunësia është ulur në shifra rekord. Po meqë Shqipëria Socialiste ofron punë e mirëqënie, përse 60% duan të largohen nga prindërit dhe familjet? Për një jetë më të mirë në kurbet?!

Sakaq, Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022. Me këto ritme largimi, në vitin 2022 Tiranës do i ngelet vetëm Betonierja Veliaj dhe disa nëna pensioniste, që duhen për foto me puthje e përqafime, për fushata elektorale.

Se kujt i shërben shpopullimi i Shqipërisë, u pa shumë qartë në zgjedhjet e vitit 2017, kur në votime u paraqitën vetëm rrogëtarët e administratës dhe farefisi i Partisë së Papunë.

Ditari politik

Të fundit