Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakshiç / Politika
Optimizmi që mbretëronte, pas marrëveshjeve të shkurtit në Bruksel dhe të marsit në Ohër, u hodh në erë me municion luftarak, gaz lotsjellës dhe gjëmim topash. Situata në Kosovë është më keq sesa ishte para se të dyja palët në konflikt të pranonin planin europian për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë treguan se ende nuk e kanë mësuar leksionin ballkanik. Me përsëritjen e një shkalle besimi dhe tolerance të pabazë ndaj dy aktorëve kryesorë, Aleksandër Vuçiçit dhe Albin Kurtit, ata u krijuan atyre hapësirë për të sabotuar marrëveshjet në mënyra të ndryshme.
“Më duhet të them se asnjëra prej palëve nuk po e realizon marrëveshjen, dhe më duhet gjithashtu të them se duhet të përparojmë në të gjithë elementët, përfshirë në mënyrë të veçantë Bashkësinë e komunave serbe”, pati pranuar para shpërthimit të trazirave i dërguari special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar. “Liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk po arrijnë të bien dakord rreth asaj sesi t’i ulin tensionet në Veri të Kosovës”, konstatoi para një muaji edhe shefi i diplomacisë europiane Xhozep Boreli.
Presidenti i Serbisë e hapi serinë e gabimeve qëkur, në muajin nëntor të vitit të kaluar, e urdhëroi Listën serbe të tërhiqej nga të gjithë institucionet e pushtetit kosovar, nga parlamenti deri në gjykata dhe polici. Pastaj, ftesës së Brukselit për t’i rikthyer, në mënyrë që muajin e kaluar të mbaheshin zgjedhjet në katër komunat serbe në Veri, i’u përgjigj me bojkotim të votimeve.
Perëndimi i nevrikosur e paralajmëroi më kot Kurtin që të mos i mbante zgjedhjet, por gjithsesi pranoi legjitimitetin e tyre, megjithëse në to morën pjesë vetëm tre përqind e zgjedhësve. E dënuan Vuçiçin. Kryetarë të bashkive Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovisë u bënë shqiptarët.
Vuçiçi, i lëkundur seriozisht, për shkak të protestave kundër dhunës të cilat nxorrën nëpër sheshe dhe rrugë me dhjetra mijëra njerëz, refuzoi të shkojë në Rejkjavik dhe për më shumë bëri edhe një gabim: Beogradi u përpoq të pengojë shpalljen e procedurës për pranimin e Kosovës në organizatën më të vjetër europiane edhe përkundër miratimit të dhënë më parë se këtë nuk do ta bënte.
Me këtë humbi përparësinë diplomatike të cilën Kurti me refuzimin kokëfortë për të nisur formimin e Bashkësisë së komunave serbe ia kishte dhuruar Vuçiçit. Kryeministri i Kosovës i dha përsëri përparësinë Serbisë duke dërguar – pa u konsultuar më parë me aleatët – njësitë speciale Rosu të Kosovës në mënyrë që të sigurohej që kryetarët e sapozgjedhur të komunave të hynin në ambjentet e komunave përkatëse.
Trazirat, që nuk ishin parë sëpaku që prej një dekade, pohuan frikërat e vjetra se konflikti ka potencial të madh dhe të rrezikshëm. U plagosën më shumë se 50 persona, shumica pjestarë të Kfor-it, që ishte vënë nën mbrojtjen e policëve kosovarë.
Serbët përsëri barazuan rezultatin. Gjykimet fillestare për vendimet agresive që mori Kurti, nga të gjitha anët – nga Uashingtoni nëpërmjet Bashkimit Europian e deri te NATO-ja – shumë shpejt u shndërruan në kritika kundër sulmeve serbe kundër ushtarakëve të kontigjentit të Kfor-it në Kosovë të cilët u akuzuan se nuk i penguan “aksionet brutale” të policisë kosovare.
Në momentin që situata kërcënonte me një përshkallëzim të pandalshëm, vetëm dy veta patën përfitim: Vuçiçi dhe Kurti. Ndërsa akuzojnë njëri tjetrin se cili është përgjegjës për dhunën, fituan shansin të bëjnë si trima dhe të paraqiten si mbrojtës të vendosur të popujve të tyre.
Presidenti i Serbisë urdhëroi kalimin e ushtrisë në shkallën më të lartë të sigurisë luftarake dhe dërgoi njësitë e saj në linjën administrative, madje edhe vetë ai e kaloi një natë në pozicione. Gjithë zjarr, si mbrojtës i serbëve të Kosovës, tha se Serbia nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të vështrojë sesi shqiptarët realizojnë planin e tyre për dëbimin e serbëve nga Kosova. “Nuk do të lejoj dëbimin, progromin ose vrasjen e popullit serb”, tha presidenti.
Kriza i shkoi për shtat në momentin e duhur: të kthejë vëmendjen nga një seri protestash të qytetarëve opozitarë kundër dhunës, protesta që nuk po ndalen, dhe të bëjë që të harrohet sa më shpejt “grumbullimi më i madh në historinë e Serbisë” (i inicuar nga pushteti- shën.i përkth.) i cili përfundoi me fiasko.
Rritjen e popullaritetit personal Kurti e siguroi me vendosmërinë për të treguar se mund të qeverisë tërë Kosovën, jo vetëm ato pjesë ku shqiptarët janë shumicë, ndërsa fortësia dhe palëkundshmëria ndaj Beogradit i ndihmojnë për të konsoliduar pushtetin e tij që ballafaqohet me sfida serioze të opozitës.
Ndërsa të dy biseduesit mund të jenë të orientuar nga dëshira për të forcuar pozitat e tyre negociuese për një raund të ri në Bruksel, ata zbuluan edhe njëherë se çdo kompromis ata e konsiderojnë dobësi. Për këtë, çmimin më të lartë e paguajnë serbët e Kosovës të cilët për vite me radhë janë pionë në lojën që liderët e tyre zhvillojnë kundër Prishtinës sipas direktivave nga Beogradi, por edhe shqiptarët e atjeshëm që dëshirojnë një jetë normale në mënyrë që të përballen më lehtë me mungesat ekonomike të një shoqërie ku lulëzon korrupsioni i lartë.
Mundësia e konflikteve të armatosura nuk përjashtohet, por nuk ka dyshim se gjithsesi është zvogluar pas vendimit të NATO-s për të dërguar në Kosovë një përforcim prej 700 ushtarësh të rinj nga forcat e rezervës operative. Kësaj i shtohet edhe thirrja e Listës Srpska drejtuar serbëve që të mos sulmojnë Kfor-in, gjë për të cilën paralajmëroi Vuçiçi duke pohuar se është Kurti ai që dëshiron konflikt me serbët dhe me NATO-n.
Me këtë ecuria e ngjarjeve rikthehet në duart e politikanëve.
Meqenëse pas shpërthimit të luftës në Ukrainë Ballkani Perëndimor erdhi në krye të listës së priortiteteve të sigurisë, Perëndimi dëshiron që problemi kosovar të hiqet nga harta e pikave nevralgjike. Plani europian, i cili ka mbështetje të fuqishme amerikane, premtonte një dinamikë të paparë deri sot, shkurtonte afatet, ndërsa Vuçiçit dhe Kurtit u’a bënte të qartë se cilët ishin çmimet e mirënjohjes dhe cilët ndëshkimet.
Meqë dy biseduesit javët e fundit nuk kanë shfaqur konstruktivitet, amerikanët ishin të parët që bënë me dije se duan të zëvendësojnë kohën e humbur. Megjithëse në Perëndim duhet ta dinë se kërcënojnë konfliktet, ata ashpërsuan qëndrimin ndaj Kurtit. Sekretari i shtetit Entoni Blinken paralajmëroi me ashpërsi qeverinë në Prishtinë se hyrja me forcë në ndërtesat e komunave në Veri do të ketë pasoja për marrëdhëniet bilaterale. ShBA-të përjashtuan Kosovën nga manovrat ushtarake të planifikuara.
Vuçiçi vazhdon të kapitalizojë se Kurti nuk po shfaq fleksibilitet, megjithëse e di se çdo gabim i radhës në hapat e kryer do të sanksionohet.
Çfarë duhet bërë tani që konflikt-menaxhmenti perëndimor dështoi?
Serbët duhet të kthehen sa më parë në institucionet e Prishtinës, gjë e cila do të përshpejtonte procesin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Të dyja palët vetëm atëherë do të kthehen në pozitat fillestare në mënyrë që ta aktivizohet në njëfarë mënyre dialogu i diskredituar. Në Perëndim ndoshta kanë nxjerrë mësimin e duhur që Vuçiçi dhe Kurti dëshirojnë të shfrytëzojnë çdo rast që u jepet për të këmbëngulur në të tyren dhe të përsërisin se marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit nuk i detyrojnë për asgjë.
Përktheu: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38