Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Drejtësia e politizuar dhe çfarë duhet të mësojë SPAK nga eksperienca Amerikane

Nga Agim Nesho
Në një sondazh të paraqitur nga Euronews Albania, SPAK kishte rritur besueshmërinë e tij në sytë e opinionit publik Shqiptar nga 14 % në 26 %. Kjo është dicka për tu përshëndetur se është në dëshirën e një populli për të pasur një drejtësi të pavarur. Ajo drejtësi që ky popull e kërkonte dhe regjimi ja mundësoi, mbeti në pëlqyeshmërinë e tij më poshtë se prezenca e një organizate si OSBE, veprimtaria e së cilës në Shqipëri mund të kuptohet nga 0.01 % e shoqërisë. Por si për OSBE-në ashtu edhe SPAK-un kjo besueshmëri vjen për veprimtarinë e tyre me faktorin ndërkombëtar.
I. SPAK si organ i pavarur i akuzës Shqiptare apo organ i komanduar nga partnerët tanë
SPAK është një nga organet kryesore të reformës së re të drejtësisë në Shqipëri, dhe si e tillë duhet në parim të përkrahet për veprimtarinë e tij. Aty ka prokurorë të aftë e të përkushtuar, por edhe elementë të kompromentuar, të përdorur dhe të përfshirë nga regjimi i Rilindjes për të realizuar spastrimin e skakierës politike nga liderat opozitarë dhe për të realizuar pushtetin e pakufizuar të regjimit të tij. Kjo gjë tani nuk është sekret, kur vetë kreu i regjimit Rama deklaron ‘që këtë reformë nuk e bënë amerikanët por e iniciova unë’. Kjo reformë u inicua nga Rama dhe nga Fondacioni Soros për të forcuar pushtetin politik të Rilindjes në emër të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimit të shtetit ligjor. Realizimi i kësaj reforme krijoi një konfuzion të madh në Shqipëri në sistemin e drejtësisë, në mungesën për mëse dy vite të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, në rritjen alarmante të cështjeve të pagjykuara, në prepotencën që mazhoranca politike diktonte kushtet e lojës dhe plotësimin e vendeve vakante. Ajo që shoqëroi reformën në drejtësi ishin hapësirat boshe të institucioneve ligjore për të realizuar nga regjimi kapjen e shtetit, kthimin e Shqipërisë në një Kolumbi të Europës si vend i trafiqeve të drogës, kanabizimin e vendit, rritjen e influencës së mafias dhe Ndragetës dhe kthimin e vendit në një lavatrice të madhe të pastrimit të parave. Shqipëria gjatë gjithë kësaj dekade ka rënë në të gjithë treguesit kryesorë të demokracisë, duke u krahasuar tashmë me vendet më të prapambetura të Afrikës. Ajo që shoqëroi këtë reformë ishte krijimi i një regjimi putinesk, autokratik, i cili nuk ka të bëjë me shtetin e së drejtës.
Lind pyetja: Brenda një shteti të tillë të kapur, të kontrolluar nga regjimi a mundet që një institucion i ri si SPAK të funksionojë normalisht dhe brenda respektimit të parimeve të drejtësisë?! A po kthehet SPAK në një institucion të dirigjuar nga autokrati Rama?
SPAK pretendon se është një institucion i pavarur, i përkrahur nga amerikanët. Po të ishte kështu do të ishte mirë, sidomos në kushtet kur në Shqipëri është instaluar një regjim autokratik, ku shteti i së drejtës është një shaka. Ai po provon që është në një veprimtari të komanduar nga regjimi. Po të ishte ndryshe, ai sot do të vinte përpara drejtësisë Qeverinë Shqiptare për aferën e inceneratorëve, PPP në shëndetësi dhe keqpërdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit për infrastrukturën por edhe borxheve qindra million dollarë që shteti ynë ju ka biznesmenëve si Beketi, borxhe të krijuara nga arroganca dhe pasionet qeveritare.
SPAK do të ishte i besuar kur drejtësinë do ta fillonte nga ata që vazhdojnë të rrjepin sot Shqipërinë me shpejtësi, sesa të merret me provokatorë për të rihapur cështjet e gjykuara 15-20 vite më parë; Të hetojë cështjet në parim dhe njësoj për të gjithë kur vjen puna tek lobimi politik, ku në FARA (drejtësia amerikane) janë pasqyruar lobimi qeveritar shumë herë më shumë se lobimet e opozitës, madje edhe me lobistë amerikanë që përfaqësonin njëkohësisht Republikën e Turqisë dhe Partinë Socialiste!; SPAK do të ishte i besueshëm në qoftë se përpara se të hetonte për operacione shëndeti të shikonte pasurinë e qeveritarëve të rinj në miliona euro që nga mosha e bëjnë të pajustifikuar; SPAK do të ishte i respektuar në qoftë se pëpara se të përdorej për të goditur liderat e opozitës të hetonte dokumentin e OSBE të shpërndarë në trupin diplomatik dhe akuzat për pasurinë ‘200 milionëshe’, të investigonte kompanitë off-shore për aferën e Portit të Durrësit, etj., etj.
SPAK për të qenë i besueshëm duhet të godasë sistemin e korrupsionit në Shqipëri, që në thelb shprehet në cështjen McGonigal. Ky sistem, i cili nw filozofinw e tij ka korruptimin e njerëzve për të mbajtur regjimin e tij autokratik, vepron në Shqipëri, por edhe kudo në botë me përfaqësues të regjimit dhe lobistë të tij. Opinioni publik ka nevojë të njihet se si shpërblehen këshilltarët qeveritarë pro-bono si Tony Blair dhe sa fitojnë familjarët e tyre nga Shqipëria.
Një gjë duhet të jetë e qartë për opinionin publik Shqiptar: Cdo shtet partner ndërkombëtar flet në parim në mbështetje të drejtësisë. Asnjë nuk përzgjedh individualisht se kush duhet të goditet. Këtë e bëjnë individë dhe zyrtarë që kanë axhendë personale dhe duan të avancojnë karrierën e tyre. Për fat të keq në Shqipëri kemi parë diplomatë që kanë kërkuar goditjen e personaliteteve politike në Shqipëri për ‘hir të progresit të vendit’, por nga ana tjetër kanë mbyllur sytë dhe kanë brohoritur ‘për sukseset e qeverisë Rama’ në luftën kundër kanabizimit të vendit, kur kanabisi ishte përhapur kudo në Shqipëri. Dhe pikërisht për këtë veprimtari mbështetëse u sponsorizua nga Fondacioni Soros për karrierën e tij. Kemi njohur diplomatë që kanë kërcënuar opozitën ‘do hani bar’, që as nuk mund të imagjinohet të përgatitet nga institucionet amerikane, por e sugjeruar nga spin-doctors të regjimit. Por veprimi ishte fatal dhe kontribuoi në ndarjen e opozitës dhe avancimin e pushtetit të korruptuar të Rilindjes.
Projekti Rama-Vucic për të realizuar një zgjidhje politike në Ballkan, projekt i sponsorizuar dhe i lobuar edhe nga disa grupe interesi në SHBA, krijoi kushtet për të goditur edhe liderat e opozitës në Shqipëri, të cilët parimisht mbrojtën stabilitetin ballkanik dhe interesat e kombit Shqiptar. Dëshira e Ramës, por edhe e Vucic, për të goditur Berishën dhe Metën si figura të forta, fatkeqësisht i është imponuar edhe SPAK.
SPAK nën presion godet për të justifikuar baraslargësinë e tij nga polet e politikës, por fatkeqësisht bëhet pjesë e një skenari politik për pushtet të pakufizuar të Ramës. Jo se liderat e opozitës janë të pagabueshëm, por momenti politik dhe ekzistenca e regjimit të korruptuar i kthen ata në një organizëm të politizuar.
II.Politizimi i drejtësisë në SHBA dhe reagimi i ashpër i institucioneve të shtetit Amerikan
Edhe në SHBA fenomeni i politizimit të institucioneve të drejtësisë është një dukuri që e prodhon politika. Ka shumë raste të politizimit të këtyre institucioneve, por rasti më klasik është rasti i raportit të pjesëtarit të inteligjencës britanike, Christopher Steel, lidhur me kompromentimin e kandidatit për president të SHBA-së D. Trump. Raporti u kalua nga Departamenti i Shtetit në Departamentin e Drejtësisë si raport i besueshëm. Në fakt u mor vesh që ky raport ishte paguar nga stafi i kandidates demokratike për president për të dëmtuar kundërshtarin e saj. Shumë pjesëtarë të Departamentit të Drejtësisë u përdorën për këtë rast, ashtu edhe për arrestimin spektakolar të një prej strategjistëve të Presidentit Trump, Roxher Stone, ku mediat ishin prezente gjatë kontrollit të banesës së tij në mesnatë për të bërë efekt propagandistik. Por SHBA është shteti më demokratik në botë dhe me një sistem kontrolli dhe balance të jashtëzakonshëm. Të gjithë funksionarët e drejtësisë amerikane të përdorur u shkarkuan nga puna, madje edhe zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit që vetëm përcolli shkresën në Departamentin e Drejtësisë u hetua nga Senati dhe ju refezua posti diplomatik në Shqipëri. Polarizimi i drejtësisë është një fenomen që institucionet e shtetit Amerikan e urrejnë dhe e godasin fort. Prandaj edhe politika Amerikane nuk favorizon goditje politike.
Në vend të përfundimit
Politizimi i institucioneve të drejtësisë është një sport i rrezikshëm që Rama po e bën me sukses. Goditjet selektive të SPAK, që propagandohen si ‘kërkesa të amerikanëve’ janë përralla me mbret dhe justifikime të personave që përkrahin pushtetin korruptiv të Ramës për ta lënë Shqipërinë pa alternativë. SPAK përpara euforisë së punës ka përgjegjësi të madhe në polarizimin e politikës Shqiptare nga drejtësia e komanduar, por edhe të ardhmen e vetë institucionit të tij.
Në të kundërt, proceset politike nuk do ti ndahen Shqipërisë dhe proceset do të rihapen me po ata fallsifikatorë që po përdor sot, por për kundërshtarë të tjerë politikë dhe pse jo për vetë prokurorët e SPAK. Shqipëria nuk e ka luksin të fillojë gjithmonë nga e para. Detyra e shoqërisë sonë është të rikthejmë demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës, ku SPAK duhet të mbetet frymëzuesi i betejës sonë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38