Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Neritan Sejamini
Shumë e panë nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE si fillimin e një rruge që, shpejt, do të na çojë në Bashkimin Europian. Unë e shoh si fillimin e një rruge që nuk dihet se ku do të na çojë.
Fillimi i negociatave është fundi i trysnisë apo detyrimit politik të BE-së për të na “dhënë” diçka, me qëllimin të na mbajë gjallë shpresën e anëtarësimit, pa na anëtarësuar, por mjaftueshëm, edhe për të na mbajtur “satelite” të Perëndimit.
Në BE mendojnë se negociatat me Shqipërinë do jenë një proces i stërgjatë, 15, 20, 25 vjeçar. Ka në BE, jo pak, që mendojnë apo duan që Shqipëria të mos bëhet pjesë asnjëherë—kjo shpjegon edhe nismat apo përpjekjet e herëpashershme për të gjetur një tjetër formulë, “afrimi pa anëtarësim”, për Shqipërinë dhe vendet e mbetura.
Sidoqoftë, një gjë është e qartë: BE nuk ka më trysninë të na “japë” diçka për të treguar se na duan pranë. Nëse përkushtimi i tyre do të vihet në dyshim, ata përmendin negociatat si prova që na duan në BE, por duke na bërë të qartë se përparimi i negociatave nuk është në dorën e tyre, por në tonën.
Një gjë që BE e di mirë, ne do ta mësojmë tani: realiteti ynë social, ekonomik dhe politik është shumë larg realitetit dhe standardeve të BE-së. Këtë largësi, deri më sot, ne nuk e kemi perceptuar qartë, ndoshta të verbuar nga shpresa, apo dëshira jonë e zjarrtë, apo të influencuar nga propaganda politike me ‘integrim europian’.
Në fakt, në tri dekadat e fundit, edhe pse në terma objective, ne jemi më pranë BE-së, në sytë e tyre ne kemi ardhur duke u larguar. Ne nuk kemi reflektuar asnjëherë se, pse na u deshën më shumë se 30 vjet, vetëm për të filluar negociatat, ndërkohë që vende që e nisën si ne, si për shembull Polonia apo Sllovakia, kanë thuajse dy dekada që janë anëtare të BE-së. Në fillim ne kishim të njëjtën perspektivë si ato, të paktën teorikisht.
Pak e dinë sot, por në fillim të viteve 1990, Shqipëria shihej nga komuniteti ndërkombëtar si vendi ideal për të zbatuar një tranzicion të shpejtë dhe të suksesshëm drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut, pasi ajo paraqiste përparësi teorike ndaj vendeve të tjera: ishte një vend me popullsi të vogël dhe homogjene, pa probleme etnike, pa probleme nacionalizmi agresiv, pa konflikte me vende të tjera, me pozicion gjeografik të shkëlqyer, me burime të mëdha natyrore, dhe me popullsinë me moshën më të re në Evropë.
Në fakt, që në vitin 1991, Shqipëria u përfshi në të njëjtin grup me Poloninë, Hungarinë, Çekinë, Sllovakinë dhe vendet Balltike në trajtimin nga BE, dhe pjesë, njësoj si to, e të njëjtit program asistence për ristrukturimin dhe anëtarësim (Programi PHARE).
Sukseset e shpejta të reformave të para të liberalizimit ekonomik dhe trumbetimi asokohe i Shqipërisë nga FMN-ja si model suksesi i transformimit ekonomik—ishte koha kur Shqipëria shënoi për disa vite rritjen më të lartë ekonomike në Europë, në disa vite me dy shifra—e përforcuan këtë pritshmëri.
Ndërkohë, dëshira e madhe e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e aleancave perëndimore—Shqipëria ishte, për shembull, vendi i parë ish-komunist që aplikoi për t’u bërë anëtare e NATO-s në vitin 1992—shiheshin si garanci politike që Shqipëria nuk do të ndalej në rrugëtimin e saj drejt Europës e Perëndimit.
Por, ecuria e mëpasme tregoi se pritshmëritë për Shqipërinë ishin të ekzagjerura. Shqipëria filloi rënien në shkallën e prioriteteve të zgjerimit të BE-së. Fillimisht, ajo u shkëput nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, duke u rigrupuar me vendet Balltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, në trajtimin nga BE-ja. Kur këto vende përparuan, ajo u grupua me dy vendet ballkanike që përparuan menjëherë pas shkëputjes nga ish-Jugosllavia, Slloveninë dhe Kroacinë.
Pasi edhe ato ecën përpara dhe u bënë vende kandidate, Shqipëria u përfshi nën një grupim të ri—me një emërtim të sajuar enkas për t’u dukur i bukur, Ballkanin Perëndimor—me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën. Madje edhe në këtë grupim, Shqipëria është në rreshtin e dytë, pasi Serbia dhe Mali i Zi janë vite përpara në negociata, ndërsa Maqedoninë e Veriut e mbajti në vend Greqia për disa vjet. Praktikisht, ne lëmë pas Kosovën dhe Bosnjën si vendet e fundit në listën e prioriteteve të zgjerimit të BE-së.
Kjo mbetje prapa në procesin e anëtarësimit, paradoksalisht, do të vijë e do të bëhet me e dukshme tani që ne po negociojmë anëtarësimin. Mund të kete shumë shpjegime dhe teori për vonesat tona në integrimin europian, por pavarësisht atyre mendoj se ka një gjë thelbësore që na ka mbajtur pas: ne nuk kemi krijuar ende kulturën e duhur politike dhe sociale për të qenë pjesë e BE-së. Në të vërtetë, për ne, integrimi europian më shumë se i nxitur nga vlerat, ka qenë i motivuar nga ‘racionalizmi instrumental’: ne e kemi parë BE-në në mënyrë pragmatike, si një instrument për të arritur nga një shteg i shkurtër mirëqenien dhe standardet që nuk i arrijmë dot, apo nuk duam t’i arrijmë dot vetë. E thënë ndryshe, ne e duam BE-në për të përfituar, por jo se ndajmë të njëjtat vlera sociale apo politike me të.
Në thelb, Bashkimi Europian është një komunitet vlerash dhe ligjesh, në themel të të cilit janë të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, liria, drejtësia, demokracia pluraliste, toleranca.
Për të përqafuar këto vlera dhe për të arritur këto standarde shoqërore, nuk ka nevojë për të qenë pjesë e BE-së. Ne nuk na ka penguar mosqenia në BE për t’i arritur këto vlera. Nuk është mosqenia në BE burimi i shkeljes së të drejtave të njeriut, veçanërisht të së drejtës së pronës, sikurse nuk është ky shkaku për autokracinë e rënien e demokracisë, korrupsionin e kudondodhur, pabarazinë para ligjit që sundojnë në Shqipëri.
Ne nuk duam të punojmë për të arritur këto vlera, kërkojmë që BE t’i anashkalojë ato, dhe të na bëjë pjesë të saj, dhe kështu ne do përfitojmë nga mirëqenia materiale dhe personale që mendojmë se buron nga anëtarësimi. Ndërkohë që BE kërkon që ne të përparojmë në përqafimin e këtyre vlerave që pastaj të na anëtarësojë.
Ka nga ata që mendojnë se BE duhet të bëhet më pak e rreptë në këto standarde, sikurse ajo ka bërë për vendet e tjera të Europës Lindore, si për shembull Bullgaria, nga e cila ne nuk ndryshojmë aq shumë. Por, ironikisht, sepse BE u tregua më pak e rreptë në këto raste dhe u zhgënjye, ajo tashmë është edhe më e rreptë se më parë në kërkesat ndaj standardeve dhe kritereve politike dhe shoqërore.
Prandaj, mendoj se procesi ynë i negocimit do të jetë më shumë imponim europian se sa negocim europiano-shqiptar. Për herë të parë ne do na duhet të sillemi si europianë që të bëhemi politikisht europianë. Nëse nuk do sillemi si europianë, negociatat për anëtarësim do të jenë thjesht një rrugë që nuk çon asgjëkund.
*Ky shkrim është pjesë e serisë së shkrimeve “Media dhe Integrimi Europian”, të Institutit
Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38