Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse ardhja e emigrantëve “të rinj” të Melonit do të largojë përfundimisht Shqipërinë nga BE-ja

Nga Genc Burimi
Ndryshe nga teoritë e qeverisë shqiptare, e cila mendon se duke i bërë nderë Italisë për pritjen e emigrantëve të saj, Shqipëria gjen avokatë të mirë për dosjen e saj të integrimit europian, ky proces rrezikon të prodhojë krejtësisht të kundërtën.
Nën shtysën e Italisë dhe të Francës, Komisioni Europian realizoi muajin e kaluar një revolucion të dytë në legjislacionin e BE-së për emigrantët pa dokumenta. Shqipëria është përzgjedhur si vendi i parë për këtë eksperiment, që ka pasoja katastrofike për vendin, duke shumezuar me zero shanset për të hyrë në BE në të ardhmen. Nëse BE-ja e integron një ditë Shqipërinë, kjo do të thotë për Europën të rifusë në territorin e saj klandestinët që kishte debuar më parë drejt Shqipërisë.
Në këtë shkrim, do të shqyrtojmë shkurtimisht evoluimin e legjislacionit europian që mundëson atë që do të ndodhë tani e tutje në Shqipëri dhe, në një pjesë të dytë, do të shohim si kompromentohet dosja e integrimit europian të Shqipërisë.
Evolucioni i legjislacionit europian për klandestinët: Lehtësim për Europën, por kurth për Shqipërinë
Revolucioni i parë europian ishte ngritja e “hot spot”-eve në pikat kufitare të BE-së, si në Greqi, Itali, apo Spanjë. Misioni i këtyre hot spot-eve ishte të shërbenin si qendra pritje “fillestare” për azilkërkuesit, duke bërë filtrimin e emigrantëve që mund të merrnin në konsideratë kërkesën për azil dhe atyre që nuk mund ta gëzonin këtë “privilegj” (si për shembull ata që e kishin bërë një kërkesë të tillë më parë dhe ishte refuzuar, apo emigrantët që vinin nga vende të konsideruara të “sigurta”, ku nuk ishte e nevojshme t’u lejohej të bënin kërkesë për azil).
Gjadri në Shqipëri i përkiste pikërisht kësaj kategorie hot spot-i: një qendër filtrimi për të ardhurit nga deti, për të shqyrtuar nëse kërkesa e tyre për azil mund të shqyrtohej nga Roma, dhe pastaj të prisnin përfundimin e procesit të kërkesës për azil. Kjo praktikë dështoi, sepse gjykatat italiane vendosën se të gjithë ata që vinin në Shqipëri kishin të drejtë të kërkonin azil dhe, në këtë rast, nuk kishin pse të qëndronin në një qendër “filtrimi” si Gjadri.
Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, një fenomen tjetër po bëhej gjithnjë e më shqetësues për Europën. Problemi kryesor për Europën sot nuk është më kush hyn për të kërkuar azil, pasi kërkesat për azil kanë rënë në të gjithë Europën (përveç Polonisë, ku janë ukrainasit).
Problemi numër një është si të trajtohen ata që nuk e marrin azilin. Llogaritet se sot janë 8 milionë të tillë në Europë, të “pa-azilueshëm” dhe të padebueshëm. Nga 100% urdhra për deportim të lëshuar nga vendet europiane, vetëm 15% janë ekzekutuar.
Në këtë problematikë të re, që Italia e ka pasur prej kohësh dhe nuk gjen zgjidhje, një aleat i papritur i vjen asaj nga Franca. Pas rënies së qeverisë së partisë së Makronit vitin e kaluar, ekstremi i djathtë francez ka vendosur këtë çështje në qendër të programit të saj.
Me premtimin se do të dëbojë 100% të klandestinëve nga vetëm 10% që aktualisht dëbon Franca, ekstremi i djathtë po fiton zgjedhje në Francë. Në këtë kontekst, ministri i ri i Brendshëm i Francës, për të kënaqur opinionin publik, vendosi të imitojë Donald Trump-in dhe të dërgojë klandestinët, në këtë rast algjerianë, me avion për në Algjeri.
Por, kur ata mbërritën në aeroportin e Algjerit, autoritetet algjeriane nuk i lejuan të zbritnin, ndonëse ata kishin pasaporta algjeriane. Kështu, Franca u poshtërua, pasi klandestinët u rikthyen dhe nuk ka më mundësi t’i dërgojë në vendin e tyre, që refuzon t’i pranojë. Këtë mundësi e ka vetëm Donald Trump, që kërcënon me taksa doganore dhe madje edhe me ndihmën e ushtrisë ndaj vendeve që nuk i pranojnë klandestinët e tyre.
Në këtë kontekst, ku e gjithë Europa po kërkon të bëjë si Trump me klandestinët, por nuk ka forcën për ta realizuar, Meloni dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, së bashku me mbështetjen e Francës, janë bërë pionierë të revolucionit të dytë në legjislacionin europian, i cili do të ndryshojë gjithçka në të ardhmen. Plani është që, në vend të dërgimit të klandestinëve në vendet e tyre të origjinës, ata të dërgohen në vende të treta, dhe pastaj këto vende “tranzitore” të gjejnë zgjidhje me vendet e origjinës. Ky plan kërkonte një ndryshim të rëndësishëm legjislativ, dhe kjo ndodhi muajin e kaluar.
Ndryshimet në legjislacionin europian
Me një rregullore të miratuar më 11 mars, Komisioni Europian bëri dy ndryshime legale që hapin rrugën për realizimin e planit italian, që pritet të adoptohet nga e gjithë Europa.
Për herë të parë, hot spot-et që u konceptuan si qendra pritje për të filtruar kush mund të hyjë për azil në BE dhe kush jo, tani mund të shndërrohen në “Qendra Riatdhesimi” për ata që BE-ja kërkon të dëbojë, por që nuk mund t’i dërgojë dot në vendin e tyre.
Ndryshimi i dytë është edhe më i rëndësishëm. Edhe më parë, një klandestin që nuk mund të dëbohej në vendin e tij të origjinës mund të transferohej në një vend të tretë, por vetëm me pëlqimin e tij. Tani, ky term “në baza vullnetarizmi” është hequr, dhe çdo vend i BE-së mund të dëbojë një klandestin drejt një vendi të tretë, edhe pa pëlqimin e tij.
Shqipëria si eksperiment i BE-së
Në këtë kuadër, Shqipëria po bëhet eksperiment i parë për Europën për të dëbuar klandestinët nga rrugët dhe qytetet europiane në mënyrë legale. Nëse kjo funksionon në Shqipëri, Europa do të hapë një dritare shpetimi, duke i dërguar klandestinët në vende të varfra që mund të blihen me para. Shqipëria do të mbushet e para, dhe kur ky proces të realizohet, integrimi i saj në BE do të bëhet i pamundur.
Emigrantët që do të vijnë në Shqipëri do të jenë klandestinët, ndoshta edhe kriminelë si algjerianët që Franca dëshironte t’i dëbonte, dhe do të qëndrojnë në Shqipëri për të paktën 18 muaj, ose deri sa vendi i origjinës t’i pranojë.
Duke pranuar një marrëveshje të tillë me Italinë, Edi Rama po e komprometon përfundimisht integrimin europian të Shqipërisë, vetëm nëse opozita fiton zgjedhjet dhe denoncon këtë marrëveshje me Italinë.
Për shkak të këtyre zhvillimeve, Shqipërisë mund t’i vendoset viza për integrimin europian. Nëse Shqipëria pranon të bëhet një vend që pranon klandestinët, kjo mund të nënkuptojë që Europës, ose më saktë Italisë, do t’i interesojë më shumë Shqipëria si një vend për të ruajtur klandestinët jashtë kufijve të BE-së sesa për t’i integruar ata brenda saj.
Në këtë mënyrë, Edi Rama po e futur Shqipërinë në një situatë surrealiste. Përtej fjalëve të bukura për një Shqipëri me pasaportë europiane, ai praktikisht po e dënon vendin të mos hyjë kurrë në BE.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38