Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Nga Kim Mehmeti
Lexova diku se Kryetari i Pejës paska shpërfaqur dyshime se vet Policia e Kosovës vendos armatim në Veri dhe më pas e konfiskon?!
Siç lexova se policia e Kosovës paska arrestuar dy shqiptarë të dyshuar për spiunazh dhe bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Serbisë, ‘BIA’-n.
Pastaj, cilëndo portal që ta hapësh, do përballesh me të njëjtën pyetje: është apo jo Shqipëria narko-shtet?!
Pra çdo kund lajme në kufi me të pabesueshmes, e që ndodhin nëpër ‘Shqipëritë’ tona!
Ndërkohë të duket se të gjithë harrojmë se Shqipëria është shtet ‘anormal’ në duart e një kryeministri ‘jonormal’ si dhe, vend fatkeq, por fatkeqësia e të cilit nuk është vetëm ‘Rilindja’, por edhe prostitucioni mendorë i elitave shqiptare, elita që defilojnë nëpër media dhe ushqehen e majmen nga grazhdi të cilin ua mbush Piktori.
Siç harrojmë se Kosova është një shtet i ri në të cilin të moçme janë vetëm rrënjët e strukturave proserbe dhe jugonostalgjike!
Pra siç harrojmë se ‘Shqipëritë’ tona janë shumë të vogla, për aq shumë idiotë në një metër katrorë!(KM)