Flash News

OPINEWS

Sot i përqafuam më fort fëmijët tanë…po nesër?

Sot i përqafuam më fort fëmijët tanë…po

REDAKSIONALE 

Sot, shumë prindër i kanë përqafuar më fort fëmijët e tyre, duke marrë shkas nga ngjarja që tronditi jo vetëm Durrësin

Disa pa e kuptuar pse, disa me një ankth që nuk shpjegohet lehtë. Një ndjesi e rëndë që vjen sa herë që dëgjon një lajm që nuk duhet të ekzistonte kurrë, fëmijë që humbin jetën, thjeshtë dhe vetëm se po luanin lojën e tyre në atë trotuar që sot per ta ishte i fundit hap.

Ngjarja e rëndë në Durrës nuk është thjesht një kronikë e zezë, nuk është një lajm që lexohet dhe harrohet, por një goditje  që duhet të zgjojë këdo për sigurinë e fëmijëve tanë.

Sepse sot nuk kemi frikë vetëm për ata fëmijë, kemi frikë për tanët, për rrugën para shtëpisë, për trotuarin ku luajnë, apo për momentet kur nuk jemi aty për t’i mbrojtur.

Kur banorët thonë se kishin denoncuar, kur paralajmërimet janë bërë dhe askush nuk ka reaguar, atëherë kjo nuk është më vetëm dhimbje. Është dështim.

Prandaj, nuk mjafton të tronditemi për një ditë, nuk mjafton të përqafojmë fëmijët më fort sonte, sepse nesër, ata do të dalin sërish për të luajtur, por natyrshëm lind pyetja, se a do të jenë ata më të sigurt?

Një shoqëri nuk matet nga reagimi pas tragjedisë, por nga aftësia për ta parandaluar atë.

Dhe nëse sot kemi nevojë t’i shtrëngojmë më fort fëmijët tanë nga frika, atëherë diçka thelbësore nuk po funksionon.

Sepse nesër, ata do të dalin sërish për të luajtur, por a do të jenë më të sigurt?

 

Të fundit