Flash News
Protestuesit u tërhoqën zvarrë, Vengu qan hallin e deputeteve: Ç'taksirat kishin të sulmoheshin?
Policia korrigjon bilancin e aksidentit tragjik: Viktimë mbeti vetëm shoferi, fëmija u rikthye në jetë në spital
Shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 15 pasagjerë të plagosur nga aksidenti fatal, një fëmijë në gjendje të rëndë
Aksidenti fatal në autostradë, minibusi ishte i linjës Berat–Tiranë, dyshohet se humbi kontrollin
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
Nga Andi Bushati
Reagimi i dhunshëm ndaj vrasjes së Klodianit 25 vjeçar, ka ndarë më dysh pjesën e sipërme të shoqërisë duke krijuar një debat fallc, që nuk lë të perceptosh atë që po ndodh realisht.
Si gjithmonë, ndeshja proverbiale mes atyre që janë në pushtet dhe të tjerëve që tentojnë t’ua rrëmbejnë atë, beteja mes lakejve të qeverisë dhe kandidatëve për shërbëtor të ardhshëm, kacafytja në rrjete sociale ndërmjet njërës palë, që çmon jetën njerëzore dhe të tjerëve që derdhin lot për dekorin e festës, i ngjan një debati për seksin e engjëjve, në krahasim me atë që po ndodh në rrugët e Shqipërisë.
Fatkeqësisht ne ende nuk po kuptojmë asgjë.
Ata që ushtrojnë dhunë, ata që godasin policët, ata që përmbysin karon vezulluese të babagjyshit, nuk janë militantë partie. Një pjesë e madhe e tyre janë adoleshentë, apo të rinj të frustruar, që me siguri nuk e kanë dëgjuar kurrë emrin e ministrit të dorëhequr Sandër Lleshaj.
Ata ndoshta mund t’i ngatërrojnë Lulzim Bashën me Edi Ramën me të njëjtën padituri që mund këmbenin Sali Berishën me Ramiz Alinë.
Dhuna e tyre nuk është thjeshtë goditje ndaj qeverisë. Vërtetë kanë krisur grilat e ministrisë së rendit, vërtet tentuan të hyjnë në kryeministri, vërtet kanë thyer xhamat e selisë së PS-së, por jam i sigurtë që me të njëjtën lehtësi të padurueshme do kishin përdhosur dhe zyrat e PD-së, apartamentin ku ndodhet Lapsi.al apo godinën e TV Klan.
Targetet e tyre, po t’i shohësh me kujdes, nuk janë vetëm politike.
Me forcën e rebelimit të errët, që nuk njeh autoritet, ata godasin mbi semaforët në rrugë, zbukurimet si simbol i normalitetit, ndonjë biznes privat apo seli banke, që mund të marrin flakë me të njëjtën lehtësi si kazanët e plehrave të Erion Veliajt.
Nëse u dalin përpara, po ashtu si policët me uniformë, mund ta pësonin njësoj edhe Edi Rama, edhe ndonjë nga opinionistët e debateve teatrale të mbrëmjes; edhe ndonjë OJF-ist që shqetësohet më shumë për dhunën verbale ndaj grave deputete, sesa për gjakun e derdhur në rrugë; edhe ndonjë gjyqtar apo prokuror që rastësisht e kanë parë në TV.
Ata ndoshta nuk e dinë dhe nuk janë në gjendje të perceptojnë se jetojnë në një vend ku kryeministri me dhjetë oligarkë ndajnë gjithçka, se ata janë të paprekshëm, të padënueshëm dhe gjithmonë mirë. Ata ndoshta nuk e kanë kthjelltësinë për të vërejtur se këta oligarkë do të jenë të njëjtët edhe nëse ndodh rotacioni i pushtetit, që me siguri nuk pjell dot një ndryshim esencial.
Por, ata kanë instiktin të kuptojnë gjëra më të thjeshta. Kur ndonjë TV arrin t’u drejtojë mikrofonin, ata përgjigjen se kërkojnë drejtësi, ngrenë maskën dhe nxitojnë të thyejnë xhamin e radhës. Secili nga ne do të pyeste: po ç’drejtësi duan më shumë, kur vrasësi është prangosur dhe ministri po largohet?
Por, ndryshe nga spektakli i ekraneve ku ne marrim pjesë, herë si aktorë dhe herë si spektatorë, ata nuk duan ta dinë për këto pikpyetje.
Në paditurinë e tyre ata arrijnë të perceptojnë se me gjithë premtimet për drejtësi, vrasja e Ardit Gjoklajt nuk u zbardh kurrë. Se me gjithë përgjërimet për lotët e Ana Veizit, që dikur u kthye në ikonë, rilindja i rikthehet asaj vetëm kur i duhet të bëjë qokën në përkujtimet e 21 janarëve.
Ata e dinë se janë të pashpresë. Këtë e kanë parë në sytë e prindërve të tyre, që u kthehen në shtëpi pa arritur të sigurojnë pagën ditore. E kanë ndjerë në gjendjen e tyre, që nuk ka shance të ndryshojë çfarëdo që të ndodhë. E kanë perceptuar tek bashkëmoshatarët që çfarëdo aftësish që të kenë, nuk do të sigurojnë kurrë një punë dhe një të ardhme, po nuk u antarësuan një ditë në FRESH, LRI, apo FRPD.
Ata e dinë se në shumicën e rasteve janë të destinuar të kenë fatin e Klodian Rashës edhe nëse nuk mbeten të vrarë pas shpine nga plumbat e shtetit. Sepse ata janë të projektuar për të qenë viktima, në një shoqëri që ka zhdukur çdo shanc për ta, që ka shkatërruar ashensorin social, duke i parë vetëm si skllevër apo si konsumatorë.
Me siguri që ata nuk kanë instrumentat e duhur për të interpretuar debatin sqimtar mes mbrojtësve të jetës dhe atyre të bredhit, ata e shpërfillin merakun e atyre velinave që pranojnë dajakun e dashnorëve të fortë që u dhurojnë bizhu marramendëse, por nuk pranojnë dot anarkinë në rrugë.
Ata janë krenarë kur i etiketojnë si “barbarë”, edhe pse e ndjejnë se të tillë nuk i quan vetëm politika.
Ata arrijnë ta kapin se si të tillë i sheh një pjesë më e gjerë e shoqërisë. Se si të tillë perceptohen prej asaj shtresës të mesme gri, që ndoshta nuk është e implikuar në vjedhjet dhe krimet e pushtetit, por që përfiton minimalisht nga avantazhet që pikojnë prej tyre, duke u shndërruar në indiferente.
Ata e nuhasin që për shumëkënd janë vandalë dhe pengmarrës, po aq u bën se shihen si të tillë nga “të vjetër e të konsumuar” që kanë fikur brenda tyre çdo ideal, pasion e aspiratë.
Në këtë kuptim, revolta e tyre e errët, zemërimi i tyre i pashpresë shkon përtej një polici, një ministri apo një politikani.
Ajo adresohet kundër të gjithëve ne, shtresës së sipërme të shoqërisë, kush më të ndershëm e kush më pak të tillë, kush më të drejtë e kush më manipulator, sepse të gjithë së bashku ne kemi krijuar tavanin e xhamtë të një bote, të cilin ata nuk e kapërcejnë dot pa e thyer dhe bërë copë e çikë.
Atyre aq u bën për debatet e holla për mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të një shoqërie, për zbatimin e normave dhe ligjeve demokratike. Ata nuk jetojnë në një sistem të tillë, për ta nuk ka drejtësi, shanse të barabarta dhe oportunitet për të bërë përpara.
Prandaj ata janë njëkohësisht edhe kundër atij grupi mes nesh që i quajnë barbarë edhe kundër atyre që përpiqen t’i mbrojnë, me një stil që për ta është i neveritshëm.
Prandaj, kjo përplasje ndërmjet atyre që qurraviten për bredhin dhe atyre që mbrojnë jetën, duhet të ndalë sa më parë. Edhe më e rrezikshme është propaganda e Edi Ramës për t’i paraqitur ata si kamikazë të një opozite që po përdor adoleshentët e dhunshëm ngaqë nuk merr dot pushtetin me zgjedhje.
Çdo manipulim pervers i këtij lloji, çdo përpjekje për të krahasuar vrasjen e Klodianit me ato të 21 janarit, çdo tentativë për ta përdorur këtë sinjal të rëndë për nevojat politike të ditës, do të thotë të hedhësh në det kyçin për të kuptuar këtë konflikt e më pas për ta zgjidhur atë.
Protestat e këtyre ditëve janë një shkarkim mllefi e dufi, jo për një vdekje, por për një gjendje të mbartur prej vitesh e vitesh.
Dhuna e atyre të rinjve e adoleshentëve, nuk është barbarizmi i vandalëve që na thyen zbukurimet e festës, por paralajmërimi i fundit për të ndryshuar një shoqëri që funksionon si godinë e shembur, katet e së cilës nuk komunikojnë me njëra- tjetrën.
Vetëm duke e parë në sy dhe duke e kuptuar si duhet këtë klithmë “vandalizmi”, ne mund t’i qetësojmë edhe indiferentët që shqetësohen nga “barbarët”. Ndërsa duke ngritur alibi të shtrembërta dhe duke dhënë përgjigje të gabuara, vetëm do ta shumojmë virusin e mllefit që tashmë na është futur në trup.
E nëse nuk do dimë t’i lexojmë mesazhet e këtyre ditëve, që verbëria e dhunës dhe përçartja e urrejtjes i bën vështirë të dekriptueshme, ajo që kemi parë deri më tani do të na duket lule.
Nëse nuk i themi ndal dhunës sistemike të programuar nga lart, sado që të ankohemi, do ta kemi të pamundur të neutralizojmë kundërefektin e saj. E nëse vazhdojmë kështu, përmbysja e karos së babagjyshit do të na duket një shaka, ndërsa nxjerrja për bythësh e Edi Ramës nga kryeministria, s’do na ngushëllojë aspak, se atëherë do kenë marrë flakë edhe zyrat, rezidencat, butikët dhe qendrat tona tregtare. Lapsi.al
Të fundit
Kardinali Ernest Simoni Troshani viziton Mbretërinë e Bashkuar
30 Qershor 2026, 21:47
Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazili pengesa e radhës
30 Qershor 2026, 21:19
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje
30 Qershor 2026, 20:46
"Populli dhunohet, Belinda nderohet", pankarta pikante nga protesta
30 Qershor 2026, 20:22
Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona
30 Qershor 2026, 20:01
Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve
30 Qershor 2026, 19:36
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
30 Qershor 2026, 19:18
Star-arkitektët dhe pushteti mbi territorin
30 Qershor 2026, 18:45
Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere
30 Qershor 2026, 17:50
Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë
30 Qershor 2026, 16:55
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
30 Qershor 2026, 15:53
Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre
30 Qershor 2026, 15:28
Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun
30 Qershor 2026, 15:17
UNLOCK x Go Kart: Një ditë mes surprizave dhe garës për vendin e parë
30 Qershor 2026, 15:06
Hetohet për aferën 5D, lirohet nga qelia ish-drejtori i Bashkisë Tiranë
30 Qershor 2026, 14:54
U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat
30 Qershor 2026, 14:42
Video/ Tension para Kuvendit, protestuesit përplasen fizikisht me policinë
30 Qershor 2026, 14:03
Laboratori i k*kainës në Frakull, dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian
30 Qershor 2026, 13:16
Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë
30 Qershor 2026, 12:55
Video/ “Hajdut!”, “Analfabet!”, deputeti i PS ndiqet nga protestuesit jashtë Kuvendit
30 Qershor 2026, 12:38
Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH
30 Qershor 2026, 12:22
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2026, 07:58
Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara
29 Qershor 2026, 21:55
Dueli në Boston, Gjermania dhe Paraguai luftojnë për kualifikim
29 Qershor 2026, 21:40
Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë qytetarët
29 Qershor 2026, 21:28
Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës
29 Qershor 2026, 21:11
Protestuesit "pushtojnë" Politeknikun, kërkojnë mbrapsht banderolën
29 Qershor 2026, 20:51
"Ju erdhi fundi", tensione te Politekniku, policia heq banderolën e protestuesve
29 Qershor 2026, 20:29
Japonia trondit Brazilin, mbyll pjesën e parë në avantazh
29 Qershor 2026, 20:11
"Rama jep dorëheqjen", nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
29 Qershor 2026, 19:53
Vapa ekstreme, si mund të përmirësohet gjumi gjatë netëve të nxehta
29 Qershor 2026, 19:28
Gazetari holandez: Deklaratat e Ramës nuk i besojnë më as socialistët
29 Qershor 2026, 19:00
Protesta për dorëheqjen e Ramës shtrihet edhe në Torino
29 Qershor 2026, 18:41
A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
29 Qershor 2026, 18:22
Vala e re e të nxehtit në SHBA rrit shqetësimet për finalen e Kupës së Botës 2026
29 Qershor 2026, 18:01
Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” shatërvanët për t’i shpëtuar të nxehtit
29 Qershor 2026, 17:44
Vala ekstreme e të nxehtit teston sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë
29 Qershor 2026, 17:30
11 sjellje të hershme që lidhen me suksesin dhe ndërtimin e pasurisë
29 Qershor 2026, 17:12
Aksident në Fier–Levan, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve
29 Qershor 2026, 16:56
Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut
29 Qershor 2026, 16:40
Policia vijon procedimet pas protestës, 31 qytetarë të proceduar
29 Qershor 2026, 16:23
Avokati Kujtim Cakrani ndërpret përfaqësimin ligjor të Ilir Metës
29 Qershor 2026, 16:08
Pas dështimit në Botëror, trajneri i Koresë së Jugut vendoset në shënjestër të kërcënimeve
29 Qershor 2026, 15:53
Fëmijët shqiptarë vendosin dhunën dhe shëndetin mendor në krye të shqetësimeve
29 Qershor 2026, 15:33
Kur “ironia” bëhet alibi: Rama, starchitect-ët dhe “The Albanian Files”
29 Qershor 2026, 15:15
Plumbi i ka dëmtuar venën kryesore, i plagosuri niset drejt Traumës
29 Qershor 2026, 15:01
Të shtëna me armë në Gjermani, 5 të vrarë dhe disa të plagosur
29 Qershor 2026, 14:56
Bie propaganda e Ramës/ Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë kërkojnë punë dhe nuk gjejnë
29 Qershor 2026, 14:40
Plagosja me armë në Pogradec, policia identifikon autorin dhe zbardh detajet e ngjarjes
29 Qershor 2026, 14:25
Zjarr në Llakatund të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi
29 Qershor 2026, 13:57
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
29 Qershor 2026, 13:41
Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?
29 Qershor 2026, 13:27
"Përvëlohet" Europa, mbi 1.300 viktima nga i nxehti ekstrem
29 Qershor 2026, 13:06
Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të posaçme për vizitë në maternitet
29 Qershor 2026, 12:30
Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster
29 Qershor 2026, 12:14
Iu bashkua protestave pasi braktisi PS-në, Balla në panik: Koçeku të dorëzojë mandatin
29 Qershor 2026, 11:56
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pasi u eliminua nga Kupa e Botës
29 Qershor 2026, 11:36
Der Standard: BE dhe protestuesit në një linjë kundër ligjeve të Ramës për zonat e mbrojtura
29 Qershor 2026, 10:25