Flash News

KRYESORE

Opozita parlamentare ndryshon mendje te ‘Ligjet’: Duam ulje të pragut zgjedhor, nga 5 në 2%

Opozita parlamentare ndryshon mendje te ‘Ligjet’: Duam ulje të

Opozita e ashtuquajtur parlamentare duket se është tërhequr nga një prej pikave të propozuara për ndryshime kushtetuese. Gjatë diskutimeve në mbledhjen e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ishte fillimisht realtori Korab Lita ai i cili ka kërkuar ulje të pragut, nga 5 në 2%.

“Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun dhe nuk është demokratik. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur. Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme por 2% të votave të vlefshme”, tha Lita, propozim që u mbështet edhe nga deputetët Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari

“Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri”, tha Hajdari, ndërsa Murrizi tha se “në propozimin fillestar ka qenë 5%. Por në ndonjë mbledhje tjetër të merret parasysh që të ndryshohet nga 5% në 2%”.

Nga ana tjetër, deputetja e PS Klotilda Ferhati deklaroi se pragu 2% i duket i ulët, por kjo duhej diskutuar.

Edhe Alket Hyseni tha se për këtë pikë, duhet të diskutohet edhe me ndërmjetësimin e 4 ekspertëve.

“Pragu i propozuar është diskriminues në gjykimin e ekspertëve, shumica e vendeve demokratike e kanë pragun të lartë. Nuk është shifër e dalë rastësisht. Pragjet e larta garatojnë qeverisje stabël, të ultat garantojnë përfaqësim të partive të vogla.

Në opinionin tim është më i mirë pragu i lartë. Shqipëria nuk e ka luksin për të patur qeverisje që shpërndahen në 5-7 parti politike.

Duhet dakordësojmë me relatorët e tjerë. kjo kërkon analizë me ekspertët. Të mblidhemi 4 relatorët në një mbledhje tjera”, tha Hyseni.

Kujtojmë se opozita ka propozuar ndryshime kushtetuese për hapje listash dhe heqje koalicionesh, nismë që është mbështetur së fundmi zyrtarisht edhe nga PS.

Të fundit