Ori Nebijaj e ka mendjen të ndarë dhe të “PRERË” se si e do partnerin e saj

Në një intervistë për “Class” Ori Nebijaj ka rrëfyer shumëçka për jetën e saj. Pasionet, moda dhe çdo gjë tjetër brenda e jashtë ekranit.

Gjithashtu, ajo ka rrëfyer edhe për jetën personale dhe pse është “hermetike” kur bëhet fjalë për këtë aspekt:

Je hermetike sa i përket jetës personale, a është e dashuruar Ori?

-Nuk jam aspak hermetike, ama është më bukur dhe shijon shumë kur personalja mbetet private. Besoj kështu ndihet çdo individ në këtë botë, por sigurisht mirëkuptoj dhe interesin e të gjithëve për të ditur më shumë, për të gërmuar më shumë rreth jetës private të dikujt. Edhe pse sot, në epokën e rrjeteve sociale, pak mbetet private. Unë zgjedh çfarë bëj publike, e kështu do të mbetet gjithmonë.

Po si e do Ori partnerin e saj? Të ketë lidhje me median?

– JOOOO. E prerë dhe e bindur për këtë. Përndryshe, në shtëpi puna do të ishte e pandashme e të gjitha bisedat do të vërtiteshin rreth saj.

Çfarë nuk duron dot tek meshkujt?

– S’ka diçka që të them me bindje se nuk e duroj dot. Por them çfarë do vija re te një mashkull: Pastërtinë, nëse nuk e tregojnë në çdo detaj, është problem. Kur burrërinë e shohin te dhuna, qoftë verbale, qoftë fizike dhe arrogancën. U bënë tri. Besoj mjaftojnë.