Flash News

KRYESORE

Palmer lajmëron rikthimin e SHBA-së në Ballkan, tregon shtetin që e merr si model në rajon

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, tha se  SHBA-ka e ka rikthyer sërish vëmendjen në Ballkanin Perëndimor dhe emërimi i tij në këtë detyrë, e tregon këtë.

Komentet e amerikanit u bënë sot në Podgoricë, në takim që ai pati me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç.

Palmer verlësoi multietnicitetin e Malit të Zi në rajon dhe shtoi se "nuk është rastësi që Mali i Zi është shteti i parë që viziton pas marrjes së detyrës".

Palmer u emërua përfaqësues për Ballkanin nga Departamenti amerikan i Shtetit më 30 gusht.

Ndërsa Markoviç u shpreh se vendimi për emërimin e Palmer-it paraqet mundësi reale për përshpejtimin e realizimit të qëllimeve strategjike dhe se kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit.

Kryeminsitri malazez e cilësoi Palmer-in si "njohës të shkëlqyer të Ballkanit".

Palmer takoi edhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ku foli për bashkëpunimet e mëtejshme.

Të fundit