Flash News

KRYESORE

Paloka: Konia e Ramës ka thirrur prap në ndihmë 21 janarin

Paloka: Konia e Ramës ka thirrur prap në ndihmë 21 janarin

Ish-deputeti Edi Paloka, në një reagim në Facebook, pak orë para protestës, shprehet se “konia  e Ramës që i njeh mirë bandat e krimit nga frika e pushtetit që po i ikën ka thirrur prap në ndihmë 21 janarin”.

Më tej Paloka shprehet se Rama akoma nuk i ka sqaruar shqiptarët se përse emëroi “gardistin e grupit të zjarrit” kryetar të PS në Mat.

“Po akoma nuk i kane sqaruar shqiptaret pse Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.

Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

Shqiptaret e kane sot te qarte kush shkel mbi kufoma per pushtet e kush po kerkon qe qytetaret te diktojne pushtetin e tyre?”, shkruan më tej Paloka.

Të fundit