Flash News

KRYESORE

Pamjet nga aksidenti tragjik në Kakavijë, konfirmon policia: Autoambulanca ishte me shpejtësi kur përplasi për vdekje 10-vjeçarin  

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të Bularatit, ku një autoambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeç.

Veç situatës kaotike në Kakavijë prej radhëve kilometrike prej 4 ditësh, policia konfirmoi se autoambulanca me targa të Gjirokastrës ka qenë duke ecur me shpejtësi në momentin e ngjarjes, e cila do të dërgonte në spital një grua nga radhët e Kakavijës.

Po ashtu, pas aksidentit shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat për sqarime, ndërsa fëmija me inicialet S.N po priste në radhë në Kakavijë me familjen e tij nga Lezha.

Njoftimi i plotë: 

Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Të fundit