Flash News

KRYESORE

‘Paraja në dorë të horrit’, Gjekmarkaj pas videos së kryebashkiakut të Bulqizës: Degradim i shtetit shqiptar

‘Paraja në dorë të horrit’, Gjekmarkaj pas videos

Analisti Agron Gjekmarkaj, duke folur në studion e ‘Real Story’në News 24, mbi videon e publikuar dje në media të kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, tha se është një tregues i qartë i degjenerimit të shtetit shqiptar.

Analisti tha se fenomene të tilla janë në shtrirje, teksa thekson se beson në vërtetësinë e videos.

Paraja ka rënë në dorë të horrit’, thotë analisti duke e lidhur shprehjen me situatën në Shqipëri.

 “Fenomeni është shtrirë, në jug e veri, është transversal. Kemi të bëmë me fenomenin dramatik, është shqetësues. S’ka më kategori, pasi shteti në raport me disa standarde nuk ekziston. Ky fare mirë shpallet i pafajshëm, mund të ketë qenë dhe miell. S’e dimë. Mund t’ja heqin akuzat dhe mund të denoncojnë prapë ish-deputetin e PD (Ervin Salianjin).

Ky është paradoks se do që ta politizojë. Unë mendoj se është e vërtetë, bindja ime personale. Kjo tregon se ku ka degjeneruar kjo gjë. Pra i forti na merr ne të dobëtëve diçka. Ky është degjenerim i Shqipërisë. Ky është kulmi i dekadencës së shtetit shqiptar në këto 30 vite liri”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit