Flash News

KRYESORE

Partizani fiton me Flamurtarin, Teuta ndalet nga një gol në frymën e fundit

Partizani fiton me Flamurtarin, Teuta ndalet nga një gol në

Java e 21-të e kampionatit shqiptar u mbyll me dy ndeshjet e fundit, Partizani-Flamurtari dhe Teuta-Luftëtari. Skuadra "Demave të kuq" fitoi 2-0 me Flamurtarin, ndërsa Teuta u ndal 1-1 nga ekipi gjirokastrit.

Pjesa e parë e Partizani-Flamurtari u mbyll 0-0, ndërsa në të dytën “Demat” u treguan shumë efikasë duke shënuar dy gola. Çinari ktheu në gol një penallti në të 62′ dhe 9 minuta më vonë golin e dytë dhe të qetësisë e gjeti Trashi.

Për Teutën Gomes shënoi një gol të dyshimtë në minutën e 14-të të sfidës. Ekipi mik nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë në sekondat e fundit me Likën.

Të fundit